Aktualitet

Me video/ Kapet në flagrancë duke vjedhur, arrestohet 30-vjeçari shqiptar, dënohet më dy vite burg për vjedhje dhe falsifikim dokumentash

Mësohet se policia është lajmruar nga një banor i pallatit rreth orës 2;30 duke qenë se ka rënë alarmi. Në xhepat e tij, policia gjeti bizhuteri ari me vlerë 10 mijë euro, të cilat i kishte vjedhur nga dhoma gjumi e apartamentit të katit të katërt.

ITALI-Një burrë me origjinë shqiptare është arrestuar pasditen e së premtes në Milano me akuzën e vjedhjes. Mediat vendase bëjnë me dije se 30- vjeçari është kapur në flagrancë , duke vjedhur një apartament në Ugo Betti, në zonën e Bonola.

Mësohet se policia është lajmruar nga një banor i pallatit rreth orës 2;30 duke qenë se ka rënë alarmi. Në xhepat e tij, policia gjeti bizhuteri ari me vlerë 10 mijë euro, të cilat i kishte vjedhur nga dhoma gjumi e apartamentit të katit të katërt.

Shqiptari u dërgua në polici ku më vonë është zbuluar se ai kishte një urdhër burgu nga gjykata e Milanos për një dënim prej 2 vjet e gjysmë për grabitje, vërtetim të rremë dhe posedim të dokumenteve false.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi:milanotoday.it

(A.K.dosja.al)

Shto Koment