Sport

ME VIDEO/Jose Mourinho nevrikoset më lojtarët për shqiptimin e emrit

Jose Murinho gjatë seancave stërvitore me lojtarët u mban leksione për shqiptimin e emrit, pasi e ka bezdi kur ia shqiptojnë gabim.
Featured image of article: ME VIDEO/Jose Mourinho nevrikoset më lojtarët për shqiptimin e emrit Jose Mourinho
Përditësuar:

BRITANI E MADHE- Trajneri i Tottenham, Jose Murinho gjatë seancave stërvitore me lojtarët u mban leksione për shqiptimin e emrit. Mesa duket Mourinho e ka shumë bezdi kur të tjerët i ngatrrojnë emrin. Në fushë ai u kap me mbrojtësin Japhet Tanganga, të cilit i thotë se i urren njerëzit që nuk dinë ti shqiptojnë emrin.

Unë e urrej t’i ngatërroj emrat. Çdokush këtu ma thotë mua emrin gabim. Të gjithë më thoni Hose, por unë nuk jam Hose, jam Zhose,” shprehet Mourinho

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mesa duket trajneri i Tottenham nuk dëshiron që emri të shqiptohet në theksin spanjoll, ku J-ja shqiptohet H, por në atë të gjuhës së tij portugeze ku J-ja shqiptohet Zh.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment