BotaVirale

Me video/ I nguli thikën të dashurit, më pas i lutet të mos vdesë, pamjet e çiftit bëhen virale në rrjet

Sonia Amairani Núñez, qëlloi me thikë të dashurin e saj në mes të rrugës. Më pas ajo i lutej që të mos vdiste.
Featured image of article: Me video/ I nguli thikën të dashurit, më pas i lutet të mos vdesë, pamjet e çiftit bëhen virale në rrjet Pamje nga videoja

MEKSIKË- Sonia Amairani Núñez, rreth të 20-ave, qëlloi me thikë të dashurin e saj në mes të rrugës, ku sapo kishin dalë nga një motel meksikan.

Pasi e qëlloi, e reja u ul në rrugë bashkë me të dashurin e saj dhe i lutej që të mos vdiste.

“Më falni dashuria ime, të lutem mos vdis”, ndërsa partneri i saj i plagosur ishte shtrirë në tokë, duke “luftuar” me vdekjen.

Videoja 12 minutëshe, ku ajo qëllon dhe më pas  u bë mjaft virale. Gjithashtu, në një moment shihej qarta plaga e Diaz, ku organet e brendshme kishin dalë jashtë.

Diaz u transportua në një spital lokal dhe është në gjendje të qëndrueshme pasi iu nënshtrua një operacioni për mbylljen e plagëve.

Ndërsa Núñez u arrestua dhe pritet që të dalë para gjyqit për t’u përballur me akuzat ndaj saj.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment