Dikur

“I kujt është ky xhupi? Pse nuk fol?”/ Trazirat e ‘98, pamje TË RRALLA, si kontrolloheshin të rinjtë për granata në Tropojë, lutje: Aman se jemi kosovarë

VIDEO
Derisa në një moment u ndaluan nga një grup shqiptarësh, mes tyre edhe punonjës i FNSH-së.
Featured image of article: “I kujt është ky xhupi? Pse nuk fol?”/ Trazirat e ‘98, pamje TË RRALLA, si kontrolloheshin të rinjtë për granata në Tropojë, lutje: Aman se jemi kosovarë Efektivi dhe pamje nga viti 1998
Përditësuar:

TIRANË– Sot në rubrikën “Dikur” do të rikthehemi në vitin “e mbrapshtë” 1998. Në Tropojë, një grup të rinjsh nga Kosova kishin mbërritir në Tropojë, ndoshta për t’ju larguar dhunës serbe. Të armatosur dhe me granata, ata qarkullonin në Shqipëri me një furgon.

Derisa në një moment u ndaluan nga një grup shqiptarësh, mes tyre edhe punonjës i FNSH-së.

Bashkë me miqtë e tij, ai ndaloi të grupin nga Kosova, dhe urdhëroi kontrollin e tyre. Duke i vënë të gjithë në një rreth dhe me duart lart, efektivi iu fut edhe vetë “me kokë” kontrollit të tyre.

Në një prej xhupave që ata kishin me vete, u gjet një granatë. Pavarësisht lutjeve të tyre, sërish ai vendosi që t’i dërgonte në Komisariat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I kujt është ky xhupi? Asnjë lëvizje! Xhupi i kujt është? Çfarë ishte kjo? Shpejt, shpejt! Kush e ka bo’? Rrethojini të gjithë këtu! Nxirrini duart mbrapa? Të gjithë në Komisariat do shoqërohen! I joti ëhtë? Pse nuk fol!? Merre dhe çoje tek veni,”-thoshte efektivi.

Ndërsa grupi nga Kosova vetëm mund të thoshte dy fjali: O çuna jemi kosovarë o çuna! Mos na prekni me dorë!

Sigurisht që efektivi nuk u ktheu përgjigjie por një prej shokëve të tij e sqaroi se nuk kishin asgjë personale me ta.

“Po mirë mo e kemi për detyrë,”-u sqaroi ai. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment