Aktualitet

ME VIDEO/ I dëmtoi tërmeti i 26 nëntorit, shemben dy godina te ‘Bujqësori’ në Kodër Kamëz

Shembjet në ambientet e universitetit Bujqësor në Kodër Kamzë janë bërë me eksploziv.

KAMËZ– Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur ditën e sotme dy godina në zonën e Kamzës, të cilat janë shpallur të pabanueshme për shkak të dëmeve që kanë pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shembjet në ambientet e universitetit Bujqësor në Kodër Kamzë janë bërë me eksploziv.

Ndërkohë grupet e ekspertimit janë duke bërë vlerësimet në terren në zonë edhe për objektet e tjera të ndërtuara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për më tepër shihni pamjet:

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment