Aktualitet

ME VIDEO/ Guroret e GJIKURIAS hapur në 2 monumente natyre! Dalin PAMJET FLAGRANTE, kush ia dha lejen mjedisore

Denoncimi vjen një vit pasi qeveria socialiste e kryesuar nga Edi Rama dhe nën delegimin e ministrit Blendi Klosi është zotuar se ka mbyllur të gjitha guroret
Featured image of article: ME VIDEO/ Guroret e GJIKURIAS hapur në 2 monumente natyre! Dalin PAMJET FLAGRANTE, kush ia dha lejen mjedisore Pamje nga puna e eskavatorit ne gurore

TIRANË– Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në Partinë Demokratike, i ka bërë një sfidë kryeministrit Edi Rama, dhe dy ministrave, Belinda Balluku dhe Blendi Klosit. Bashkëngjitur me një video në rrjetet sociale, Malltezi thotë se në dy monumente natyrore siç janë Kanioni i Gjipesë dhe Bokërrimat e Vunoit, ushtrojnë aktivitet të jashtëligjshëm, guroret e firmës Gjikuria. Në pamje shihen eskavatorët që vazhdojnë të nxjerrin gurë nga mali.

DENONCIMI I PLOTË: 

Sfidoj publikisht Ramen, Klosin dhe Ballukun te tregojne (1) planin urbanistik, (2) lejen e zhvillimit per GURORE dhe (3) lejen mjedisore per GURORE mu ne Bokerrimat e Vunoit dhe Kanionin e Gjipese qe jane te dyja Monumente Natyre dhe duhet zbatuar shkalla me e larte e mbrojtjes mjedisore!

Sipas ligjit vec piknik lejohet, keta si talebane kane shqyer gjithe kanionin dhe e kane kthyer ne gurore! Asnje pushtues nuk ka bere keto krime qe po ia ben nipi i Vunoit. Banoret e zones ndihen te pafuqishem se Gjikuria qe ka marre dhjetera milione euro nga Rama ka ngjyer mire rroten e qeverisjes se pershtire ne pushtet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Na tregoni nese Plani Urbanistik parasheh GURORE mu ne monumente natyre, e ben dot? Na tregoni nese e keni pajisur me leje mjedisore. Hic. Po gjoja po zbatoni ligjin dhe arrestoni per ngritje gardhi pa leje dhe ketu mbyllni syte, hundet dhe veshet se ju ka mataru? Ku Klosi qe na perbetohet per turizem elitar? Ku eshte mcef? Krim mjedisor pa ndeshkim. SPAK ka ik ne drejtim te paditur.

Denoncimi vjen një vit pasi qeveria socialiste e kryesuar nga Edi Rama dhe nën delegimin e ministrit Blendi Klosi është zotuar se ka mbyllur të gjitha guroret që ushtrojnë aktivitet të palejuar. Deri në publikimin e këtij shkrimi, ende nuk ka një reagim nga ministria për guroret që punojnë në dy monumente natyrore.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment