Aktualitet

ME VIDEO: Grabitje në 60 sekonda, minorenët ‘sa hap e mbyll sytë’ bastisin ç’u del para. Hajdutë më të frikshëm se Lupeni, por respektojnë në një masat anti-COVID

Të maskuar me kapuç dhe me veshje spotive, e sigurisht me maska anti-COVID, të miturit shfaqen në kamerat e lokalit duke thyer  hyrjen kryesore të verandave të lokalit më pas pjesën e derës së brendshme dhe lëshohen për tek arka ku mbahet xhiro e ditës.
Featured image of article: ME VIDEO: Grabitje në 60 sekonda, minorenët ‘sa hap e mbyll sytë’ bastisin ç’u del para. Hajdutë më të frikshëm se Lupeni, por respektojnë në një masat anti-COVID Pamje nga kamerat e lokalit

TIRANË– Ndërkohë që Policia e Shtetit është e zënë duke u marrë me maskat, hajdutët kanë bërë kërdinë. Në pamjet e siguruara nga gazetari Arsen Rusta, duket qartë se mjafton vetëm 1 minutë që disa grabitës minorenë të boshatisin bizneset dhe lokale.

Të maskuar me kapuç dhe me veshje spotive, e sigurisht me maska anti-COVID, të miturit shfaqen në kamerat e lokalit duke thyer  hyrjen kryesore të verandave të lokalit më pas pjesën e derës së brendshme dhe lëshohen për tek arka ku mbahet xhiro e ditës. Edhe pse në lokal bie alarmi, të miturit vazhdojnë pa asnjë problem dhe shqetësim kontrollin e tyre për sende me vlerë. 

Më 14 nëntor ata kanë bastisur edhe dy biznese të tjera siç dhe shihet në këtë video teksa të dielën në orën 20:00 ata futen në një tjetër bar kafe. Mësohet se të miturit janë identifikuar nga Policia e Tiranës por të gjithë janë nën 15 vjeç, çka ka bërë që efektivët të mos i prangosin dot për shkak se për ta Prokuroria dhe Gjykata kanë vendosur që të mos i vendosin pas hekurave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetëm përgjatë 29 ditëve të muajit nëntor në 6 komisariatet e kryeqytetit janë denoncuar vjedhje me dhunë dhe bastisje e 10 bizneseve, ku janë marrë çështë parë që mund të ketë vlerë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment