Politike

ME VIDEO: Fotoja me snajper në dorë, Kujtim Gjuzi shpjegohet: Ishte mesazh për Sandër Lleshajn, kemi në shënjestër “Rilindjen”

Sipas Gjuzit, postimi i "dedikohej" ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për t'i treguar sesa lehtë mund të gjenden armët në Shqipëri. 
Featured image of article: ME VIDEO: Fotoja me snajper në dorë, Kujtim Gjuzi shpjegohet: Ishte mesazh për Sandër Lleshajn, kemi në shënjestër “Rilindjen” Kujtim Gjuzi dhe Sandëe Lleshaj

TIRANË– Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi ka shpjeguar foton e tij me snajper që ndau ditën e djeshme në rrjetet socialiale. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Gjuzi u është përgjigjur pyetjeve të moderatorëve, duke theksuar se fotoja kishte një mesazh. 

Sipas Gjuzit, postimi i “dedikohej” ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për t’i treguar sesa lehtë mund të gjenden armët në Shqipëri. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Kujtim Gjuzi: Është e drejtuar nga liqeni.

Pyetje: Është e vërtetë apo lodër?

Kujtim Gjuzi: Lodër nuk mund t’i themi se nuk gjuan ujë. Gjuan nga fishekët që shpojnë tollumbacet e rilindjes që tenton akoma me mashtrime të mbajë pluhurin e bardhë nën trojet etnike. në këtë koncept ne nuk duhet të na vrasin me miell të bardhë, por të kenë kujdes se nuk e kthejnë Shqipërinë Kolumbi.

Pyetje: Cili është qëllimi?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtim Gjuzi: Shqiptarët i mbajnë armët që kur janë shpikur. Pastaj unë jam rritur në Mukje dhe në Nikël, e kam problem këtë punë.

Pyetje: E kuptoni që e keni një përgjegjësi sociale?

Kujtim Gjuzi: E para njëherë, unë tregoj që Policia e shtetit nuk është e vëmendshme. Që vend e pavend poligone. Ky ka qënë mesazhi. Policia nuk mund të lërë, rrugë e pa rrugë armë.

Pyetje: Është me leje?

Kujtim Gjuzi: Nuk është e imja.

Pyetje: Keni një përgjegjësi publike…

Kujtim Gjuzi: Kam kërkuar para 4-5 ditësh interpelancë për ministrin e Brendshëm në rrugët e Shqipërisë. fotoja është për të thënë se shiko si gjej një armë. Sa lehtë mund të gjendjen armët në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment