Showbiz

ME VIDEO/ Eduart Grishaj e thotë publikisht plot emocion: Arbana është frymëzimi i jetës time

Regjisori ka folur publikisht për të dashurën e tij, moderatoren Arbana Osmani.

TIRANË– Regjisori Eduart Grishaj ka folur për herë të parë publikisht për atë që ndjen në lidhje me të dashurën e tij, moderatoren Arbana Osmani.

Teksa mbajti fjalën në premierën e filmit me metrazh të shkurtër “Gjyshja”, Grishaj foli plot emocion për Arbanën, të cilën e konsideroi frymëzimin e jetës.

Arbana Osmani është frymëzimi im. Në qoftë se ka një njeri ën jetën time që më frymëzon, ajo është Arbana,”– tha Eduarti me zërin që i dridhej.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mesa duket, regjisori ka rënë kokë e këmbë brenda me moderatoren. Dyshja kanë disa muaj që po shijojnë lidhjen e tyre, e cila nisi pas ndarjes së Arbanës nga bashkëshorti, me të cilin ka edhe një djalë Jonin.

Edhe pse nuk ka pasur një deklaratë zyrtare për këtë lidhje, dy të rinjtë shfaqen kudo bashkë, teksa nuk mungojnë kapjet e duarve dhe komentet plot dashuri në rrjetet sociale.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment