Aktualitet

ME VIDEO: ‘E vrau me bukë në gojë’/ Momenti i ekzekutimit të shqiptarit në Brazil, tentoi të ikte por u plas në tokë nga plumbat

  • Ndërtohet SKEMA 3D/ Shikoni si u ekzekutua me katër plumba Ilir Zelka në Brazil
  • Ky është 47-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me 4 plumba në lagjen luksoze
  • Në video duket qartë momenti, kur shqiptari është i ulur vetëm në tavolinën e tij, ndërkohë autori i veshuri i gjithi me të kuqe, përfshirë edhe skafandrëm e motorit, sillet disa herë rrotulll restorantit.
    Featured image of article: ME VIDEO: ‘E vrau me bukë në gojë’/ Momenti i ekzekutimit të shqiptarit në Brazil, tentoi të ikte por u plas në tokë nga plumbat Pamje nga vrasja

    BRAZIL– Dalin pamjet e siguruara nga kamerat e lokalit për vrasjen e shqiptarit Ilir Zelka. Mediat braziliane kanë publikuar të gjithë skenën e ekzektutimit në një prej zonave më të pasura të Sao Paolos, brenda një restorant.

    Në video duket qartë momenti, kur shqiptari është i ulur vetëm në tavolinën e tij, ndërkohë autori i veshuri i gjithi me të kuqe, përfshirë edhe skafandrëm e motorit, sillet disa herë rrotulll restorantit.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pa u futur brenda, autori e qëllon nga jashtë xhamit 47-vjeçarin shqiptar, i cili pasi merr plumbin e parë tenton që të çohet dhe t’u shmanget plumbave por rrëzohet përtokë pa ndjenja. Pasi e ka parë që është rrëzuar, autori është larguar me shpejtësi me motor duke humbur gjurmët.

    Ndërkohë që kamarierët e lokalit, të cilët të terrorizuar nga të shtënat i janë afruar shqiptarit duke i dhënë ndihmën e parë. Edhe pse shkoi i gjallë në spital, 47-vjeçari nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. Ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e vrasjes së shqiptarit.

    (k.m/dosja.al) 

    Shto Koment