Showbiz

ME VIDEO/ “Do thërras policinë”, Arjola Demiri tregon si e kërcënojnë fqinjët pas zhurmavë në apartament: I them shyqyr që erdhe, por…

Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, Demiri tha se bashkë me të vëllanë e tre fëmijët po mundohetta shtyjë por rrëmujë që bëjnë shqetëson fqinjët.
Featured image of article: ME VIDEO/ “Do thërras policinë”, Arjola Demiri tregon si e kërcënojnë fqinjët pas zhurmavë në apartament: I them shyqyr që erdhe, por… Arjola Demiri

TIRANË– Aktorja Arjola Demiri ka treguar se si ka shqetësuar fqinjët këto ditë që është mbyllur në karantinë, saqë e kanë kërcënuar me polici. Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, Demiri tha se bashkë me të vëllanë e tre fëmijët po mundohetta shtyjë por rrëmujë që bëjnë shqetëson fqinjët.

Pjesë nga biseda

Arjola Demiri: Jam me tre fëmijët e mi dhe vëllain tim të izoluar në shtëpi. Fillimisht me pak ankth se si gjithë shqiptarët besoj që kemi atë ankthin e parë, jo i kam simptomat jo si kam sepse është edhe stina e virozave. Me këtë ankth e kemi kaluar shumë mirë, kemi qenë të gjithë të shëndetshëm edhe kemi filluar ta organizojmë ditën brenda në shtëpi, duke nisur që nga mëngjesi, pastaj na është rrotulluar dita na është bërë natë dhe nata na është bërë ditë. Po mundohemi ta kalojmë sa më këndshëm.

Rudina Magjistari: Po me tre fëmijët si po e organizon me ta?

Arjola Demiri: Duhet të pyesni komshien time që vjen 3 herë në ditë në shtëpi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rudina Magjistari: Edhe ti çfarë i thua?

Arjola Demiri: I them ke bërë shumë mirë që ke ardhur dhe ajo nga dera thotë do thërras policinë. Është një kërcënim në thonjza sepse në fakt edhe ngaqë njerëzit janë shumë qetësi, edhe pallati pothuajse është si pallat fantazëm, nuk dëgjohet asnjë njeri këtu. Po mundohen të shkretët të përmbahen, të dalin deri në dritare të marrin ajër, edhe në ballkon.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 9. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(f.m/dosja.al)

Shto Koment