Bota

ME VIDEO/ Dalin momente të tjera nga vrasja e George Floyd, 46-vjeçari filmohet duke qarë: Ju lutem mos më qëlloni…

Në video shihet momenti i plotë i përballjes së 46-vjeçarit me policinë deri në vrasjen e tij nga efektivët e Policisë. Në videot e reja shihet se oficeri i policisë i ka drejtuar armen duke e kërcënuar, ndërsa Floyd duke qarë në këto momente i lutet për jetën.
Featured image of article: ME VIDEO/ Dalin momente të tjera nga vrasja e George Floyd, 46-vjeçari filmohet duke qarë: Ju lutem mos më qëlloni… George Floyd dhe polici që e vrau

SHBA- Mediat britanike kanë publikuar video të reja të momentit të arrestimit që përfundoi në vrasjen tragjike të afro-amerikanit George Floyd. Në video shihet momenti i plotë i përballjes së 46-vjeçarit me policinë deri në vrasjen e tij nga efektivët e Policisë. Në videot e reja shihet se oficeri i policisë i ka drejtuar armen duke e kërcënuar, ndërsa Floyd duke qarë në këto momente i lutet për jetën.

“Ju lutem oficer, mos më qëlloni. Sapo kam humbur mamanë,” -dëgjohet të bërtasë 46-vjeçari.

Foto nga ngjarja

Afro-amerikani i rezistoi arrestimit duke u vetëmbrojtur ndërsa oficerët e shtrinë në rrugë duke i ushtruar presion në kurrizë me këmbë. Në këtë video, Floyd dëgjohet teksa kërkon të lirohet duke përmendur gjithë kohës se nuk mundej që të merrte frymë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Foto nga ngjarja

George Floyd vdiq në 25 maj të këtij viti në Minneapolis, pasi një nga katër policët që e arrestuan i vendosi këmbën në qafë duke i bllokuar frymëmarrjen për më shumë se 8 minuta. Nga vdekja e Floyd shpërthyen shumë protesta në gjithë Amerikën nën sloganin “blacklivematters”.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment