Showbiz

Breshëri të shtënash dhe xhirim i çmendur gomash, Stresi merr kallashin dhe sfidon izolimin në Greqi, ‘spektakël’ në mes të rrugës

VIDEO
Bashkë me miqtë e tij kanë vendosur të provojnë një sport të rrezikshëm, atë të të shtënave me armë zjarri.
Featured image of article: Breshëri të shtënash dhe xhirim i çmendur gomash, Stresi merr kallashin dhe sfidon izolimin në Greqi, ‘spektakël’ në mes të rrugës Reperi, Arkimed Lushaj.

TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj duket se nuk heq dot dorë nga gjërat ‘e rrezikshme’, dhe kësaj radhe e ka tunduar kallashi. Prej disa ditësh reperi ndodhet në Greqi i zoluar bashkë me tre miq të tij. Por, Stresi ka gjetur si të largojë stresin e karantinës.

Bashkë me miqtë e tij kanë vendosur të provojnë një sport të rrezikshëm, atë të të shtënave me armë zjarri. Teksa kanë bërë një xhirim të çmendur gomash, me makinën e tyre, dëgjohen dhe të shtënat në ajër.

“Bad boy for life është krejt jetaaaa,”- shkruan Stresi në videon e publikuar në rrjete sicuale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por, nuk është mjaftuar me aq. Bashkë me mikun e tij në mes të rrugës, secili me kallash në dorë, reperi ka shijuar një tjetër gjuajtje në ajër, duke treguar hapur armët në duar.

Nuk është hera e parë që reperi guxon me gjëra të ndaluara. Stresi njihet për telashet e shpeshta me policinë dhe nuk nguron të tregojë hapur që tërhiqet nga ‘jeta prej djali të keq’.

R.L/Dosja.al

Shto Koment