Showbiz

ME VIDEO/ Bieta Sulo s’e priste! Surpriza nga i ati në mes të emisionit dhe fjalët që e mbushën në lot: Rruga që ke ndjekur, e vështirë

Fjalët e ngrohta të babait, i kanë mbushur sytë me lot Bieta Sulos!
Featured image of article: ME VIDEO/ Bieta Sulo s’e priste! Surpriza nga i ati në mes të emisionit dhe fjalët që e mbushën në lot: Rruga që ke ndjekur, e vështirë Moderatorja, Bieta Sulo dhe i ati.

TIRANË– Moderatorja, Bieta Sulo ditën e djeshme ka festuar 35 vjetorin e saj. Kjo ditëlindje është shoqëruar me plot surpriza nga të dashurit e zemrës. Një video mesazh nga familjarët, motra, babai dhe bashkëshorti, Alban Dudushi me të birin, ka përlotur moderatoren e “Ftesë në 5”.

Fjalët e ngrohta të babait, i kanë mbushur sytë me lot Bieta Sulos!

“Si sot, në muajin prill, 35 vjet më parë, ne u shtuam me një lule. Asaj luleje ia vumë emrin Bieta! Kjo lule u rrit dalëngadalë dhe ja tek është sot. Rruga që ka ndjekur në jetë ka qenë e bukur, por dhe me vështirësi dhe përpjekje që Bieta i ka përballuar me sukses,”– u shpreh babai i saj në videon surprizë të realizuar në nisje të emisionit të pasdites.

Por, nuk ka munguar as një urim romantik nga Alban Dudushi, i cili ka kujtuar se kjo është ditëlindja e 15-ë që ata festojnë së bashku, dhe ka zgjedhur të përcjellë mesazhin e tij të dashurisë me anë të një poezie.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


“Gjërat e dashurisë do të ti them në shtëpi, por këtu po huazoj fjalët e Ismail Kadaresë dhe po ta lexoj këtë poezi”– është shprehur Alban Dudushi, duke lexuar më pas poezinë dedikuar bashkëshortes.

R.L/Dosja.al

Shto Koment