Politike

Alibeaj nxjerr pamjet nga salla e gjyqit: Prokurori Alfred Shehu pranon që janë gjetur karta identiteti dhe para në makinën e Grecës në Elbasan

VIDEO
Më herët, Policia e Shtetit me në krye Ardi Veliun, deklaroi publikisht se nuk janë gjetur materiale zgjedhore në mjetin ku ishin Xhuvani me Grecën të cilët u ndaluan nga Struktura për Mbrojtjen e Votës pasi këta të fundit dyshuan se po blenin vota.
Featured image of article: Alibeaj nxjerr pamjet nga salla e gjyqit: Prokurori Alfred Shehu pranon që janë gjetur karta identiteti dhe para në makinën e Grecës në Elbasan Enkelejd Alibeaj

TIRANË– Enkelejd Alibeaj ka denoncuar sot prokurorin Alfred Shehu që ka në dorë hetimin për dosjen e Elbasanit, ngjarje ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj publikoi videon ku Shehu dëgjohet të thotë në sallën e gjyqit se janë gjetur para dhe karta identiteti në makinën e Muhamet Grecës, të dënuarit për drogë në Angli, që ndodhej me Xhuvanin.

Më herët, Policia e Shtetit me në krye Ardi Veliun, deklaroi publikisht se nuk janë gjetur materiale zgjedhore në mjetin ku ishin Xhuvani me Grecën të cilët u ndaluan nga Struktura për Mbrojtjen e Votës pasi këta të fundit dyshuan se po blenin vota.

“Te dashur qytetarë, Sot po luftojmë për demokracinë në vendin tonë. Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të akteve të Ramës –Doshit dhe bandave të pushtetit për të vjedhur zgjedhjet. Në video që do të ndjekim tani, të gjithë do të shihni dhe dëgjoni se si prokurori para zgjedhjeve thotë se nuk kishte asnjë provë në makinat e bandave të Elbasanit. Ndërsa pas zgjedhjeve, prokurori deklaron të kundërtën. Ai thotë se policia gjeti para dhe karta identiteti në makinë.

Ja si po mbrohet masakra elektorale Rama-Doshi. Kjo që shihni këtu është vetëm maja e ajsbergut. Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm se se si kanë vepruar Rama-Doshi dhe bandit e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve. Të tjera fakte dhe të dhëna do të publikohen në ditët në vijim. Një gjë është e sigurta. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, në mënyrë që të rrëzojmë regjimin Rama-Doshi,”– deklaroi Alibeaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mark Marku tha një natë më parë se Partia Demokratike ka përgatitur një dosje me të gjitha provat ku sipas tyre vërtetohet blerja e votës nga maxhoranca dhe Tom Doshi. Marku shtoi se Doshi ka blerë deputetët që janë futur në Kuvend duke paguar nga 400-1000 euro për votat e një familjeje.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment