Rajoni

Me veshje ushtarake dhe kallashë në duar, del FOTOJA e rrallë e Hashim Thaçit e Kadri Veseli, koha kur i shërbenin UÇK-së

Përveç presidentit Thaçi në foto është edhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, të dy të veshur me rroba ushtarake dhe me armë në duar.
Featured image of article: Me veshje ushtarake dhe kallashë në duar, del FOTOJA e rrallë e Hashim Thaçit e Kadri Veseli, koha kur i shërbenin UÇK-së Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

KOSOVË– Djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endriti ka postuar një foto të vjetër të babait të tij.

Përveç presidentit Thaçi në foto është edhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, të dy të veshur me rroba ushtarake dhe me armë në duar. Fotoja i përket periudhës kur të dy ishin pjesë e Ushtrisë Çlimtare të Kosovës.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Fotoja postohet disa ditë pas lajmit se kreu i PDK-së, ëhtë thirrur për të dëshmuar në Gjykatën Speciale të Hagës.

Vetë Veseli është shprehur se ftesa i ka ardhur si një prej udhëheqësve të UÇK-së gjatë luftës me Serbinë.  Ish-kryeparlamentari është shprehur se do të marrë përgjegjësi të plotë për të gjitha angazhimet e tij në kohë të luftës.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment