Sociale

Me versionin e ri WhatsApp lejon që mesazhet të zhduken pas shtatë ditësh

Versioni i opsionit të ri të WhatsApp do të fshijë mesazhet e shkëmbyera me personat e tjerë brenda 7 ditësh, ku vendosja e këtij opsioni do të ndihmonte në mbajtjen private të bisedave e cila shfaqet në fund të nëntorit.
Featured image of article: Me versionin e ri WhatsApp lejon që mesazhet të zhduken pas shtatë ditësh WhatsApp

SHBA– WhatsApp është një ndër aplikacionet më të përdorura në të gjithë botën, i cili së fundmi ka prezantuar një opsion “mesazhe që zhduken”, e cila do të fshijë mesazhet e shkëmbyera me personat e tjerë brenda 7 ditësh, ku vendosja e këtij opsioni do të ndihmonte në mbajtjen private të bisedave e cila shfaqet në fund të nëntorit.

Kompania tha që mesazhet mund të ‘skadonin’ pas shtatë ditësh për të ofruar “qetësi shpirtërore që bisedat nuk janë të përhershme, në mënyrë që të mos harroni se për çfarë po bisedonit”.

Në Prill të vitit 2019, shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg u zotua të bënte disa ndryshime në rrjetin social për t’u ofruar përdoruesve më shumë privatësi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një nga ndryshimet e tij të propozuara ishte ofrimi i mënyrave më “efektive” për të ndarë përmbajtjen, duke përfshirë zhdukjen e mesazheve.

(s.s/dosja.al)

Shto Koment