Bota

U dorëhoq nga detyra/ Me valixhe në duar ish-ministri britanik kthehet në shtëpi me tren

Philip Hammond ndryshe nga shumë zyrtarë të lartë, pas dorëheqjes së tij është larguar nga zyra e tij me valixhe në duar dhe ka pritur trenin për t'u kthyer në shtëpi.
Featured image of article: U dorëhoq nga detyra/ Me valixhe në duar ish-ministri britanik kthehet në shtëpi me tren Philip Hammond

LONDËR -Pasi dha dorëheqjen nga detyra e kancelarit të Thesarit, Philip Hammond për tre vjet me rradhë ka qenë njeriu i dytë më i fuqishëm në Britaninë e Madhe.

Me ardhjen në detyrë të kryeministri të ri, Boris Jonhson Hammond dha dorëheqjen.

Mediat britanike kanë publikuar një foto të ish-zyratrit ëm të lartë të qeverisë së Britanisë, teska ai është parë të largohet nga apartamenti nr.11 në Downing Street, ku qëndronte me metronë e Londrës.

Nuk është parë diçka e tillë që një përfaqësues i një fuqie kaq të madhe botërore, të udhëtojë me tansportin publik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të paktën në Shqipëri është shumë e rrallë si ngjarje, për të mos thënë se nuk ekziston si mundësi.

Teksa ka pasur edhe dy valixhe në duar,  Philip Hammond ka pritur trenin në stacionin qendror të Londrës.

A.C/Dosja.al

Shto Koment