Aktualitet

FOTO/Me uzo dhe fruta deti 4 gazetarët e njohur ‘thurin’ planin për rrëzimin e Ramës, Lesi: Po e kurdis Bushati

Nikoll Lesi ka publikuar një foto ku me shaka ka deklaruar se ai me Andin Bushatin, Andin Bejtjan dhe Ylli Rakipin 'kanë biseduar' së bashku për 'rrëzimin' e Ramës nga pushteti.
Featured image of article: FOTO/Me uzo dhe fruta deti 4 gazetarët e njohur ‘thurin’ planin për rrëzimin e Ramës, Lesi: Po e kurdis Bushati Andi Bushati, Andi Bejtja, Ylli Rakipi dhe Nikoll Lesi

Tiranë- Nikoll Lesi ka publikuar një foto ku shfaqen Andi Betja, Ylli Rakipi, Andi Bushati dhe ai vetë. Ata shfaqen duke ngrënë fruta deti të shoqëruara me verë dhe uzo.

Lesi me shaka na ka treguar ‘detaje’ nga bisedat e darkës, ku sigurisht temë kanë qenë edhe çështjet politike. Sipas Lesit është ‘diskutuar për një plan për rrëzimin e Ramës’ nga pushteti.

Autor i planit të rrëzimit të Ramës, sipas Lesit, është Andi Bushati. “Me Andi Bejtjen (majtas), Andi Bushatin dhe Ylli Rakipin. Seç po kurdis një plan kundër kryeministrit, ky Bushati!”, shprehet ai.

Andi Bushati, Andi Bejtja, Ylli Rakipi dhe Nikoll Lesi

J.V/Dosja.al 

 

Shto Koment