Showbiz

“Me ty fle çdo natë”, Romeo Veshaj bën deklaratën e papritur për Jonida Maliqin: A mund të….(VD)

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj publikojnë video nga Vlora dhe pranojnë që çdo natë flenë bashkë, mos vallë kaq shpejt ka avancuar lidhja e dyshes simpatike?
Featured image of article: “Me ty fle çdo natë”, Romeo Veshaj bën deklaratën e papritur për Jonida Maliqin: A mund të….(VD) Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi
Përditësuar:

VLORË- Këngtarja Jonida Maliqi dhe aktori i humorit Romeo Veshaj duken se kanë filluar t’i shpeshtojnë daljet publike së bashku në evente të ndryshme.

Së fundmi nga videot e ndara në Insta story-t e Jonidës dhe Romeos, duket se dyshja ndodhen në Vlorë dhe shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit.

Në një moment dëgjohet kur Romeo thotë: Iii çfarë gjeta o Zot i madh, po me ty fle çdo natë, dua të të prek, a mund të të prek?

Ndërsa i kthehet Jonida: Seriozisht e ke ti, si fle me mua çdo natë dhe do të më prekësh, çfarë janë këto? Me ty hapu moj shoqe hapu jastiku im i dashur”- shprehet Romeo.

Lidhja e Jonidës me Romeon pak kohë më parë u bë publike nga disa foto që ata shfaqeshin duke u puthur gjatë pushimeve verore dhe duket se dyshja e ekranit nuk e kanë më problem të shfaqen hapur bashkë në publik duke bërë dhe deklarata ndaj njëri -tjetrit.

Mos vallë Romeo dhe Jonida nga kjo bisedë po konfirmojnë ndonjë bashkëjetesë të afërt apo mos vallë lidhja e dyshes simpatike ka avancuar dhe ata bashkëjetojnë!?

(d.k/dosja.al)

Shto Koment