Politike

Me tuta mezi kalon përroin, Meta kundër SHBA-së: Keni shkëlqyer me njëanshmërinë, pse s’dëgjoni zgjidhjen për krizën?

Vijon kriza politike. Meta ka reaguar nga SHBA-së: "Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston?"

Shqipëri: Presidenti Ilir Meta dhe pse zyrtarisht ka nisur pushimet, ka reaguar për krizën politike në vend. Pas deklaratës së Palmer-it për krizën, Meta ka deklaruar pse të paanshëmit (SHBA) nuk dëgjon zgjidhjen që jep ai për krizën politike në vend.

Ai është shprehur: “Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar? Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor? Këtë mesazh presidenti e ka dhënë nga një vend malor, ku shfaqet i veshur sport teksa kalon një përrua.

Reagimi: 

Mirëmëngjes të dashur miq! Pas një terapie me ujë bore, më lindi një pyetje që dua ta ndaj me ju, dhe që u drejtohet atyre të cilët bëjnë si të paanshëm, pasi kanë shkëlqyer me njëanshmërinë e tyre, duke ia kaluar dhe Kryeministrit tonë, i cili në fund të fundit përfaqëson një anë politike: Pse nuk keni sy për të parë apo veshë për të dëgjuar zgjidhjen e krizës që ka dhënë një institucion që ekziston, por ia kërkoni zgjidhjen një institucioni që nuk ekziston, falë edhe paanësisë tuaj tepër të vonuar?
Kaq të domosdoshëm e keni dështimin e çeljes së negociatave për vendin tonë në 18 tetor?
Ju uroj një fundjavë të mbarë!

Pak ditë më parë, Matthew Palmer, zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit për krizën politike deklaroi: “Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë”. 

Ende vijon kriza politike në vend. Disa ditë më parë kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se shkarkimi i Metës do të shqyrtohej pas raportit të Venecias. Rama mohoi që qeveria e tij të kishte punuar paketën anti-shpifje, duke ia spostuar kështu përgjegjësinë vetë OSBE, si një mision që ka hartuar këtë paketë, që sot e kundërshton. Ndërsa për krizën politike ai theksoi se është gati për dialog me opozitën por jo për negociata. Nga ana tjetër Basha deklaroi se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve. Ndërsa thirrjet e presidentit që palët të ulen në bisedime kanë qenë të njëpasnjëshme.

J.V/Dosja.al

Një Koment në “Me tuta mezi kalon përroin, Meta kundër SHBA-së: Keni shkëlqyer me njëanshmërinë, pse s’dëgjoni zgjidhjen për krizën?

  1. Ke te marre e ke te le.Naten gjumi nuk me ze.

Shto Koment