Aktualitet

Me tualete dhe kondicionerë/ TAP dhuron njësi të lëvizshme banimi për të prekurit nga tërmeti (FOTO)

Në këtë mënyrë njësia administrative mund të bëhet menjëherë e banueshme për familjet më në nevojë. Njësitë e lëvizshme të banimit të janë të projektuara për të përballuarkushtet e motit në dimër dhe për të ofruar kushte strehimi të përngjashme me atë tënjë banese.
Featured image of article: Me tualete dhe kondicionerë/ TAP dhuron njësi të lëvizshme banimi për të prekurit nga tërmeti (FOTO) Konteineret e dhuruar nga TAP

Ka përfunduar dje (më 5 dhjetor), instalimi i njësive të lëvizshme të banimit që
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka dhuruar për familjet e prekura nga tërmeti i
fund nëntorit.

Njësitë e banimit i janë dorëzuar Njësisë Administrative Manëz, Bashkia Durrës,
pas konsultimeve me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si edhe
Emergjencat Civile.

Njësitë e lëvizshme të banimit kanë një sipërfaqe prej më shumë se 30 metrash
katrorë dhe janë të pajisur edhe me tualete të brendshme. TAP ka dhuruar njësi
banimi që janë të mobiluara dhe me kondicionerë të instaluar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Konteineret e dhuruar nga TAP

Në këtë mënyrë njësia administrative mund të bëhet menjëherë e banueshme për familjet më në nevojë. Njësitë e lëvizshme të banimit të janë të projektuara për të përballuar
kushtet e motit në dimër dhe për të ofruar kushte strehimi të përngjashme me atë të
një banese.

Në këto momente të vështira dhe sfiduese për të gjithë shqiptarët, TAP është i
përkushtuar maksimalisht të ndihmojë autoritetet shqiptare dhe të sigurojë kushte
më të mira banimi për disa nga familjet që kanë humbur shtëpitë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment