Rajoni

Me tren nga Durrësi në Prishtinë, Haradinaj kërkon ndërtimin e hekurudhës: Do zhvillohet ekonomia

Kryeminsitri i Kosovës Ramush Haradinaj, e cilësoi si një projekt me shumë rëndësi, pasi sipas tij kjo hekurudhë ligj Kosovën me vendet e rajonit.
Featured image of article: Me tren nga Durrësi në Prishtinë, Haradinaj kërkon ndërtimin e hekurudhës: Do zhvillohet ekonomia Ramush Haradinaj

KOSOVË- Në Kosovë filluan sot punimet për rehabilitimin e fazës së parë të linjës së 10-të hekurudhore Prishtinë-Hani i Elezit. Kryeminsitri i Kosovës Ramush Haradinaj, e cilësoi si një projekt me shumë rëndësi, pasi sipas tij kjo hekurudhë ligj Kosovën me vendet e rajonit.

Hradinaj më tej e quajti infrastrukturën parakusht për zhvillimin ekonomik dhe gjithashtu kërkoi ndërtimin e linjave të veçanta hekurudhore që e lidhin Kosovën me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Kosova mund të mburret për infrastrukturën rrugore, por ngecim në infrastrukturën hekurudhore. Ka qenë e domosdoshëm rehabilitimi i kësaj linje. Një aspekt që na sfidon është infrastruktura energjetike dhe infrastruktura ujore. Kosovës do t’i duhej të ketë rezerva të ujit, siç ishte rasti i Gjilanit. Sot po niset rikthimi i linjës hekurudhore për në Han të Elezit. Ne kemi linje hekurudhore me Serbinë dhe Maqedoninë, por jo me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Është me interes që të ketë një linjë Prishtinë-Durrës. Ne na mungon po ashtu dhe infrastruktura e gazit natyror”, tha kryeministri Haradinaj.

Linja hekurudhore Prishtinë-Hani i Elezit 150 kilometra e gjatë dhe merr rëndësi pasi lidh vendet e rajonit dhe shton kapacitetin transportues të mallrave. Ai paraqet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore që realizohet me mbështetjen e Bashkës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe BE-së.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Me tren nga Durrësi në Prishtinë, Haradinaj kërkon ndërtimin e hekurudhës: Do zhvillohet ekonomia

  1. Do ishte një mrekulli ekonomike për të dy palët

    Dhe një tjetër urë mbi ndarjen e padrejtë

Shto Koment