Politike

Me Tomën në krahun e djathtë dhe nën mbikqyrjen e Ardi Veliut, si u fut Rama në Shkodrën e blinduar (VIDEO)

Në një kohë që Shkodra ziente nga përplasjet mes Policisë dhe mbështetësve të opozitës dhe tensionet ishin në kulm, Rama u fut në shkodër.
Përditësuar:

SHKODËR- Qyteti i Shkdorës sot ishte në shtetrrethim, pasi opozita kishte paralajmëruar një protestë në kohën kur Partia Socialiste do të zhvillonte mitingun e hapjes së fushatës.

Në një kohë që Shkodra ziente nga përplasjet mes Policisë dhe mbështetësve të opozitës dhe tensionet ishin në kulm, Rama u fut në shkodër.

Pas shtyrjes së mitingut për 45 minuta, Rama arriti që të shkonte tek mbështetësit e tij pa u shqetësuar. Policia kishte rreguar të gjithë zonën dhe në krye të operacionit qëndronte vet Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu.

Siç duket dhe nga video e siguruar nga Dosja.al, kreu i qeverisë shoqërohej nga Vlardin Pjetri, Ditmir Bushati dhe nga Tom Doshi, që sipas burimeve i kishte siguruar që nuk do të kishte asnjë trazirë.

Ndërkohë që qindra qytetarë ishin mbledhur aty pranë, por ata qëndruar indiferentë nuk bënë as thirrje “Rama ik”, por as nuk e duartrokitën.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Me Tomën në krahun e djathtë dhe nën mbikqyrjen e Ardi Veliut, si u fut Rama në Shkodrën e blinduar (VIDEO)

  1. Akoma tek Tom Doshi mbeshtetet ky I droguari? Mire Bushati se do Te rikuperoje mbeshtetjen e E Rames

Shto Koment