Aktualitet

Me tollumbace në duar, te vegjlit u kthehen lojërave me miqtë në çerdhe e kopshte, momentet e para të hapjes pas pandemisë

Tashmë pas pandemisë, nën rregulla të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë, të vegjlit do të mund të luajnë sërish me njëri-tjetrin.

TIRANË– Fëmijët e vegjël me prindërit e tyre përdore janë drejtuar sot për në dyert e çerdheve dhe koppshteve, për të përjetuar edhe për aq ditë sa kanë mbetur aventurën mes miqve të tyre.

Tashmë pas pandemisë, nën rregulla të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë, të vegjlit do të mund të luajnë sërish me njëri-tjetrin.

Dalja e tyre e parë konsiston edhe me festën e tyre, ditën e 1-Qershorit. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, hapja e disa çerdheve dhe kopshteve është bërë me anë të një mini-organizimi me tollumbace dhe ëmbëlsira.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot hapen çerdhet, kopshtet për fëmijë, parqet dhe këndet e lojrave, pas periudhës së pandemisë. Ditën e sotme hyjnë në fuqi të gjitha masat lehtësusese për COVID-19 dhe nuk do të ketë më asnjë kufizim në lëvizje.

Edhe kufijtë tokësorë do të hapen dhe është hequr edhe detyrimi i vetëkarantinimit, përveç rasteve kur vendoset nga autoritetet shëndetësore.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment