Showbiz

Me titullin e këngës të stampuar dhe flamurin kuq e zi në duar, Anxhela Peristeri niset për në Rotterdam

Këngëtarja Anxhela Peristeri është përzgjedhur këtë vit për të prezantuar Shqipërinë në “Eurovision 2021”. Ditën e sotme ajo niset për në vendin ku do të zhvillohet kompeticioni për të zhvilluar pwrgatitjet e fundit.
Featured image of article: Me titullin e këngës të stampuar dhe flamurin kuq e zi në duar, Anxhela Peristeri niset për në Rotterdam Anxhela Peristeri

TIRANË– Anxhela Peristeri është këngëtarja që do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin e  përvitshëm europian të këngës ‘Eurovizion’.

Kënga me titull ‘Karma’ do të perfromohet në gjuhën shqipe në ‘Eurovizion’. Sot, ajo i dha përshëndetjen fansave nga aeroporti e veshur me të zeza me titullin e këngës të stampuar në bluzë dhe flamurin shqiptar në duar.

“Le të fillojë rrugëtimi”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A post shared by Music is my religion!♈️ (@anxhelaperisteriofficial_)


Reagimet kanë qënë dashamirëse dhe nëpër komente shumë fansa i  kanë  uruar fat e suksese këngëtares.

Kujtojmë se nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali do të mbahet më 18 maj, e dyta më 20, kurse finalja e madhe organizohet më 22 maj.

Peristeri ndërkohë do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale, në të njëjtën ditë me Serbinë, Greqinë, Bullgarinë, Zvicrën etj.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment