Showbiz

Me thonj të paprerë, të lagur dhe çorape të pista, si e shkelin etikën çdo ditë VIP-at shqiptarë, publikojnë dhe ereksionet

Nga fotot me fokus, filtra dhe të mirëmenduara, del një tjetër anë e këtyre personave kaq të mbajtur, të cilën mundohen ta fshehin. Por syrit të mprehtë të gazetarëve nuk kanë si t’u shpëtojnë thonjtë e paprerë, çorapet e palara apo djersa që reklamohet në profilet me mijëra ndjekës.
Featured image of article: Me thonj të paprerë, të lagur dhe çorape të pista, si e shkelin etikën çdo ditë VIP-at shqiptarë, publikojnë dhe ereksionet VIP-at shqiptarë

TIRANË– Rrjetet sociale janë të mbushura me jetën e VIP-ave shqiptarë dhe të huaj, të cilët nuk ngurrojnë të publikojnë se sa perfekte është jeta e tyre mes shumë të mirave materiale. Por jo në pak raste, në deklarata televizive apo foto të shkrepura pa mendje, shumë nga personazhët publikë shqiptarë qofshin në fushën e politikës apo të showbizit kanë dalë blof.

Nga fotot me fokus, filtra dhe të mirë menduara, del një tjetër anë e këtyre personave kaq të mbajtur, të cilën mundohen ta fshehin. Por syrit të mprehtë të gazetarëve nuk kanë si t’u shpëtojnë thonjtë e paprerë, çorapet e palara apo djersa që reklamohet në profilet me mijëra ndjekës.

Dosja.al ju sjell disa raste të VIP-ave shqitarë ku tregohet mjaft qartë se higjienën e kanë ‘harruar’ në shtëpi.

Kryeministri Edi Rama është komentuar mjaft herë për thonjtë e gjatë që mban. Nuk kanë qenë të pakta ato raste që gazetarët kanë vënë në fokus të fotove të kreut të qeverisë, thonjtë e tij të gjatë. Shumë herë thonjtë kanë qenë edhe të pisët.

Por kryeministri nuk është komentuar vetëm për thonjtë. Gjatë hapjes së aktivitetit “Tirana Open 1”, Rama u gjend në një situatë disi të sikletshme pasi pantallonat i ishin lagur në vend të keq. Mbeti e pashpejgueshme se si pantallonat e kryeministrit u lagën, ndërkohë që ai vetë qëndroi i pashqetësuar në rreshtin e parë pas podiumit.

Gjithashtu të njëjtën situatë ka përjetuar edhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj. Në një foto të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Veliaj shihej me pantallona të lagura mes këmbëve teksa pozonte krah disa fëmijëve në kryeqytet.

Por rastet kur politikanët shqiptarë kanë treguar mungesë etike nuk përfundojnë këtu. Vetëm dy ditë më parë një nga deputet e PS-së, Ardit Konomi është shfaqur me pantallona të palosur deri në gjunjë në sallat e Kryesisë. Në lidhje me këtë foto, u aludua sikur Konomi dëshironte që ndiqte hapat e kryeministrit që shquhet për dashurinë e tij për çitjanet, por vetë deputeti nuk reagoi.

Gjithsesi, le të kalojmë pak në botën e spektaklit. Ajo që mbahet mend se ka bërë bujë në lidhje me mungesën e higjienës është balerina Alba Hoxha. Me një çorap të palarë, Alba publikoi një video ku shihej se e mbyllte dollapin me këmbë. Nuk munguan ofendimet në komentet e postimit dhe kishte shumë nga ata që e quanin Hoxhën ‘zhulse’.

Një tjetër personazh që është treguar i shkujdesur me paraqitjen e tij të jashtme është edhe aktori Romeo Veshaj. Në një foto të publikuar krah avokates Eni Cobani, Veshaj shihet se është djersitur aq shumë sa ka lagur gjithë këmishën. Ana e tij e majtë shihet krejt e lagur, gjë që aktori mund ta kishte shmangur.

Morena Taraku është komentuar gjithashtu për mungesë pastërtie. Shkak u bë një foto që këngëtarja publikoi teksa ishte shtrirë me atlete në krevat. Sigurisht ky detaj s’kishte si t’u shpëtonte ndjekësve, që e quajtën ‘pise’.

Gjithashtu me këmbë të pista ka pozuar edhe Kiara Tito. Në një foto të publikuar nga moderatorja, ndjekësit vunë re që Tito kishte këmbët gjithë rërë. Ajo ishte në plazh, por ishte një detaj që u pikas.

Edhe moderatorja Luana Vjollca u komentua për këmbët. 28-vjeçarja zgjodhi të publikonte një foto teksa pozonte në darkë, e zbathur dhe me këmbët në rërë. Në foto duken gjithashtu këpucët të hedhura në tokë. Por marrim parasysh faktin që pas fotos, Luana i ka veshur sërish këpucët. Këmbët me rërë, këpucët me rërë, si i veshi? A nuk është kjo një mungesë higjiene?!

Oriola Marashi është futur në grupin e personave që janë treguar të shkujdesur me paraqitjen e jashtme. Modelja pozoi me një palë geta të grisura, gjë që nuk kaloi pa vëmendje në rrjetet sociale. Gjithsesi nuk dihet nëse kjo foto u bë në mënyrë të qëllimshme, apo Oriola s’e kishte vënë re.

Sjellim në mendje që përveç rasteve të tilla, ka shumë këngëtarë apo modele shqiptare që kanë treguar më shumë seç duhet. Angela Martini teksa pozoi në një eveniment të “Sëarovski”, ndodhi pjesën intime jashtë. E veshur me një fustan ngjyrë lejla të errët, Martini nuk kishte veshur fare të brendshme, duke treguar gjithaçka në publik. Përveç faktit që pjesët intime janë intime sepse duhen mbuluar pasi ekziston edhe mundësia e ndonjë infeksioni, modelja tregoi edhe mungesë etike.

Duke qenë se jemi tek mungesa e etikës, kujtojmë që moderatorja Aulona Musta ka publikuar një foto disi të sikletshme. Teksa Musta pozonte me bashkëhsortin buzë pishinës, të gjitha ndjekëset e saj vunë re detajin pikant, faktin që Tomit në momentin e shkrepjes së fotos kishte përjetuar një ereksion.

Kështu, politikanë, modelë apo moderatoret shqiptare shumë herë e kanë shkelur kodin e etikës dhe kanë zbuluar detaje nga jeta e tyre, që ndoshta duhet t’i mbanin për vete. Publiku nuk është kursyer në komente, pasi në ditët e sotme e shohin vetë gjithçka me anë të postimeve në rrjetet sociale.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment