Showbiz

‘Më thonin që “ti nuk je për këtu”! ‘Zogun e Tiranës’ e merr malli për shokët e burgut: Më kanë mbështetur dhe trajtuar shumë mirë

“Zogu i Tiranës” ka rrefyer se e ka marre malli për shokët qe ka pasur në burg.
Featured image of article: ‘Më thonin që “ti nuk je për këtu”! ‘Zogun e Tiranës’ e merr malli për shokët e burgut: Më kanë mbështetur dhe trajtuar shumë mirë Zogu i Tiranes

TIRANË– Hermes Nikaj ose siç njihet nga të gjithë si “Zogu i Tiranës” ka “thyer” heshtjen teksa ka rrëfyer se prej 6 muajsh i mungon jeta jashtë katër mureve të shtëpisë, pasi gjendet në arrest shtëpie i akuzuar për prostitucion.

Në intervistën për “Panorama Plus”, ‘Zogu’ zbuloi se në këto momente, shumë miqë e kanë mbështetur, ndërsa shumë të tjerë i kanë kthyer shpinën. Por ajo që u vu re gjatë intervistës ishte se Hermesit po i mungojnë shokët e burgut.

Prej gjashtë muajsh unë ndodhem në arrest shtëpie, pa të drejtën për të dalë e punuar. I jam përshtatur realitetit të ri, edhe pse me pak vështirësi. Jeta ime ka ndryshuar shumë, pasi ndihem i ndrydhur e i kushtëzuar. Masa e dënimit “Arrest shtëpie” është një masë ekstreme, jo e lehtë, dhe e papërshtatshme për mua. Jam pritur dhe trajtuar shumë mirë. E kanë kuptuar situatën time dhe më kanë mbështetur, e madje më thonin që “ti nuk je për këtu”. I mbaj mend dhe i falenderoj për kurajon! U uroj lirim të shpejtë të gjithë atyre që kanë kaluar të njëjtën situatë si unë! Gjithashtu, shpreh edhe falënderimet e mia për stafin e paraburgimit Jordan Misja,”shprehet Nikaj.’-tha Zogu i Tiranës.

Ai zbuloi se është single e se nuk është çasti i duhur për të që të mendojë për dashurinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘Të thyej ligjin? Jo, mos e dhëntë Zoti, kurrë! Momentalisht jam “single” e gjithçka po shkon mirë. Në fakt, nuk është çasti i duhur për dashuri! Unë jam në kontakt çdo ditë me njerëz, sigurisht me anë të rrjeteve sociale apo vizitave në shtëpi. Shkëmbej mesazhe dhe sidomos mesazhet suportuese më motivojnë shumë! Njerëzit që më duan janë të shumtë dhe ndihem shumë mirë për këtë fakt! Fundja, këtë qëllim i kam vënë vetes: që në televizion të dhuroj pozitivitet!”– u shpreh Nikaj.

Hermes Nikaj është arrestuar më 24 nëntor dhe ndodhet në masë arresti me burg për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit, por edhe të shitjes së trupit të tij kundrejt pagesës. Rrjetin e zbërtheu dëshmia e një vajze që shfrytëzohej nga Zogu i Tiranës për prostitucion, ku ky i fundit merrte edhe pjesën e tij të fitimit. Pjesë e rrjetit dyshohet të jetë edhe pronarja e një qendre estetike, Anjeza Bena, e cila në këtë fazë hetimore është në masë arresti shtëpiak. Përgjimet e publikuara nga gazetari Elton Qyno, kanë nxjerrë në dritë përfshirjen e një sërë personazhesh të njohur nga bota e shoëbizzit, punonjës policie etj.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment