Aktualitet

“Më tha të ikja para”, kushëriri tregon bisedën e fundit me Lazër Arrajn që u vra në Shkodër: Therëm derrat dhe….

Mësohet se ai është shprehur përpara togave të zeza se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen dhe se një ditë para vdekjes së 55-vjeçarit që njihej ndryshi si Pjetrushi, kishin therur bashkë derrat.
Featured image of article: “Më tha të ikja para”, kushëriri tregon bisedën e fundit me Lazër Arrajn që u vra në Shkodër: Therëm derrat dhe…. Lazër Arraj

TIRANË– Është zbardhur dëshmia e Marash Arrajt, të riut nga Shkodra që është lënë në burg për vrasjen e kushëririt të tij Lazër Arrajt.

Mësohet se ai është shprehur përpara togave të zeza se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen dhe se një ditë para vdekjes së 55-vjeçarit që njihej ndryshi si Pjetrushi, kishin therur bashkë derrat.

Një ditë përpara unë kam qenë me kushëririn në Dukagjin. Mua më ka thirrur babai për të shkuar sepse kam qenë në Shkodër dhe më telefonoi që t’i vija në ndihmë për të sjellë prodhimet e dimrit. Një ditë përpara ngjarjes, unë dhe kushëriri, Lazëri, ishim së bashku duke therur derrat për ta ngarkuar mishin dhe për ta dërguar drejt Shkodrës. Pas kësaj kemi marrë edhe prodhime tjera, i kemi ngarkuar në kalë dhe jemi nisur bashkë me Lazërin nga fshati drejt rrugës kryesore për të dalë te furgoni dhe për të ikur drejt Shkodrës.

Diku në gjysmë të rrugës, kushëriri më tha që të eci përpara për të ndaluar furgonin që të mos na ikte dhe ai u ul duke liruar disa rroba dhe që të pushonte pak sepse rruga nga fshati te furgoni është e gjatë, rreth 40 minuta në këmbë, terreni është malor dhe kërkoi të pushonte. Unë kalova përpara dhe dola në rrugën kryesore. Pasi shkova atje, dëgjova krismat, por edhe pashë se po vonohej. Krismat nuk më bënë shumë përshtypje sepse ndodh shpesh atje që të ketë krisma, por u shqetësova nga vonesa. U ktheva dhe e gjeta rreth 500 metra më larg nga ku e kisha lënë, i vdekur mes dy gurëve të mëdhenj,”- mësohet të jetë shprehur 26-vjeçari i lënë në burg, shkruan Panorama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I arrestuari Marash Arraj, mësohet të jetë djali i xhaxhait të viktimës dhe është i dyshuari kryesor për këtë ngjarje.

55-vjeçari Lazër Arraj (Pjetrushi) u vra me armë zjarri 55-vjeçari në fshatin Shosh në Dukagjin të Shkodrës. Ai u qëllua dy herë me armë zjarri, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment