Aktualitet

Me temperaturë bashkë me vajzën dhe të ëmën, del pozitiv me COVID-19 efektivi në Tiranë

Mësohet se disa ditë më parë, ai së bashku me nënën e tij dhe vajzën kanë pasur temperaturë dhe simptoma të tjera.
Featured image of article: Me temperaturë bashkë me vajzën dhe të ëmën, del pozitiv me COVID-19 efektivi në Tiranë Foto ilustruese

TIRANË– Një efektiv i togës së shoqërimit në Gjykatën e Tiranës ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Mësohet se disa ditë më parë, ai së bashku me nënën e tij dhe vajzën kanë pasur temperaturë dhe simptoma të tjera.

Më pas të hënën, atij dhe familjarëve të tij i është marrë tamponi, të cilët kanë rezultuar pozitiv. Pas rezultatit të tamponeve, të tre janë izoluar, ndrësa pritet që të testohen të gjithë personat e tjerë më të cilët ai ka pasur kontakt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dyshohet se polici mund të jetë infektuar nga nëna e tij, e cila punon si shitëse por ende pritet që të bëhet një hetim i rastit pasi nuk përjashtohet mundësia që efektivi të jetë infektuar në punë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment