Politike

‘Më të ndershëm se ty nuk kam parë’/ Ka marrë para për të shkarkuar Metën? Selami Jenishehri përlotet në emision: Unë jo! Kolegët e mi, i studiuan çfarë problemesh kishin… I bënë disa lloj nderesh

VIDEO
Deputeti Selami Jenishehri është shprehur se ai vetë nuk ka marrë asnjë qindarkë, por ka zbardhur se çfarë kishin përftuar kolegët e tij.
Featured image of article: ‘Më të ndershëm se ty nuk kam parë’/ Ka marrë para për të shkarkuar Metën? Selami Jenishehri përlotet në emision: Unë jo! Kolegët e mi, i studiuan çfarë problemesh kishin… I bënë disa lloj nderesh

TIRANË– Deputeti Selami Jenishehri është përlotur kur është pyetur nëse ka marrë para për të votuar në Kuvend pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Jenishehri është shprehur se ai vetë nuk ka marrë asnjë qindarkë, por ka zbardhur se çfarë kishin përftuar kolegët e tij. Ai ka treguar se në vend të parave, atyre u premtohej “rregullimi i punëve” nga zyrtarë të maxhorancës, por theksoi se në asnjë moment nuk shkelej ligji.

BISEDA NË STUDIO: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ylli Rakipi: Je njeri shumë i ndershëm, më të ndershëm se ti nuk kam parë? Janë hapur fjalë se u ofruan para për të votuar kundër vetes, juve ju është ofruar ndonjë shumë? E dua të ndershme, të lutem!

Selami Jenishehri: Jam betuar para popullit shqiptar, para Zotit, para eshtrave të babait tim se do të jetoj si burrë i ndershëm. Në darkë, atë ditë jamë betuar para gazetarit Ylli Rakipi nëse të kujtohet. Dhe të kam dhënë fjalën. Të kam thënë mos të shkojë mendja se Selami Jenishehrin do ta blejë kush. Nuk kam tradhëtuar njeri deri sot, e derisa të vdes mua nuk ka njeri që më blen. Po ti e kupton se ata që e bëjnë këtë punë janë ustallarë. Ata s’të thonë direkt, por ta masin pulsin. Kolegët e mi që kam shumë konfidencë, ata janë persona që mbasi i studiojnë çfarë problemesh kanë, psh. njeri e ka gruan mësuese, ia fut gruan në punë. Në këtë mënyrë, duke i bërë këto lloj nderesh… Jo duke shkelur ligjin, por duke e zbatuar atë më shpejt.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment