Politike

“Me të gjitha format dhe mënyrat”, Basha lajmëron lëvizjet e shtatorit

Kryedemokrati është shprehur se në shtator opozita do ët vazhdojë betejën e saj me të gjitha mënyrat.
Featured image of article: “Me të gjitha format dhe mënyrat”, Basha lajmëron lëvizjet e shtatorit Lulzim Basha

TIRANË– Kreydemokrati Lulzim Basha ka lajmëruar lëvizjet që do ët bëjë opozita në muajin shtator. Kreu i PD-së lajmëroi se do ët luftojë qeverinë me çdo forcë dhe çdo mënyrë.

Në një intervistë për Syri Tv, Basha theksoi se muaji shtator do ta rikthejë fuqishëm opozitën.

Ndër të tjera kreu i opozitës u shpreh se kryesorja është që shqiptarëve t’u garantohet liria e zgjedhjes dhe vota e lirë.

Basha vuri në dukje se kjo është arsyeja për të cilën lufton opozita, duke u mundësuar shqiptarëve të drejtën e lirë për të votuar dhe që në kuvend të mos ketë më kriminelë.

Pjesë nga fjala e Bashës

Në shtator vijojmë betejën të bindim të gjithë faktorët për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore

Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s. Por s’i kishte shkuar mendja asnjë anëtari të NATO-s se rotacioni do të prodhonte një qeveri kaq të keqe që do të rikthente probleme të varrosura dhe do t’i shumëfishonte ato. Ky është problemi që kanë sot aleatët tanë, që papritur në një vend, i cili është anëtar i NATO-s, është kandidat zyrtar për anëtarësim në BE, shfaqen tipare të një qeverisjeje që nuk kanë të bëjnë fare as me Evropën e as me NATO-n, që prodhon papunësi, që prodhon stanjacion, që shkatërron mundësitë e njerëzve të thjeshtë, për t’i dhënë gjithë pushtetin, gjithë pasuritë, gjithë mundësitë Edi Ramës dhe një grushti oborrtarësh të tij.

Kjo ka ndodhur për një arsye shumë të thjeshtë, sepse është shkatërruar themeli i bashkëjetesës demokratike, që janë zgjedhjet e lira, sepse gjithçka fillon tek zgjedhjet e lira.

Me zgjedhje do mundet edhe Edi Rama, por çështja është tu garantohet shqiptarëve liria e zgjedhjes. Beteja për tu garantuar shqiptarëve votën e lirë është betejë edhe për nesër, nuk është betejë të ikë tani Edi Rama e të vij unë apo një tjetër. Nëse nuk e bëjmë këtë betejë, dhe në parlamentin e ardhshëm vijnë prapë elementë kriminalë apo të lidhur me botën e krimit, edhe qeveria e ardhshme do t’u shërbejë kriminelevë dhe jo shqiptarëve.

Pjesë nga Intervista

Pyetje; Zoti Basha, çfarë do bëni në shtator?

Basha: Shtatori po vjen, do të vazhdojmë betejën tonë, me të gjitha format dhe mënyrat.

Pyetje: Duke iu gëzuar 85 %?

Basha: Duke bindur çdo faktor se rruga përpara është ajo e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet kushtetuese vendore, duke bashkuar të gjithë shqiptarët e ndershëm në një betejë që shkon përtej sinoreve politike të opozitës, por shkon drejtpërdrejt tek pragu i shtëpisë së çdo shqiptari.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment