Politike

Me ‘sytë’ nga koronavirusi, si u lëvizën pa zhurmë ‘gurët’ brenda Bashkisë së Durrësit/ Kush është Emirjana Sako, ‘besnikja’ e Vangjush Dakos që do drejtojë qytetin (PARALAJMËRIMI)

  • Zhuljen Varfaj dha dorëheqjen, Bashkia e Durrësit i ‘besohet’ Emirjana Sakos
  • Me qetësi, në një kohë kur të gjithë ishin në ankth sa i përket koronavirusit që tashmë kishte mbërritur në Itali dhe kishte ‘gjynjëzuar’ vendin, ‘gurët’ filluan të lëviznin pa zhurmë brenda mureve të Bashkisë. Si u zgjodh Emirjana Sako në krye të Bashkisë së Durrësit?
    Featured image of article: Me ‘sytë’ nga koronavirusi, si u lëvizën pa zhurmë ‘gurët’ brenda Bashkisë së Durrësit/ Kush është Emirjana Sako, ‘besnikja’ e Vangjush Dakos që do drejtojë qytetin (PARALAJMËRIMI) Emirajana Sako dhe Vangjush Dako

    DURRËS– Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Durrësit ka caktuar drejtusin e ri. Emirjana Sako do të jetë kryebashkiakja e komanduar, e cila do të zëvëndësojë paraardhësin e saj, Zhuljen Varfaj që dha dorëheqjen e parevokushme për arsye mjekësore. Lëvizje, të cilën Dosja.al e kishte paralajmëruar që më 3 mars të këtij viti por që u mohua nga ana e Bashkisë së Durrësit. Me qetësi, në një kohë kur të gjithë ishin në ankth sa i përket koronavirusit që tashmë kishte mbërritur në Itali dhe kishte ‘gjynjëzuar’ vendin, ‘gurët’ filluan të lëviznin pa zhurmë brenda mureve të Bashkisë. (LEXO KËTU)

    Emirjana Sako ishte bërë zv.kryebashkiake e Bashkisë së Durrësit, për të zëvëndësuar Zhuljen Varfajn, i cili për shkak të problemeve shëndetësorë nuk mund të drejtonte më një prej qytetëve me të mëdhenj në vend. Edhe pse, edhe për këtë rast Dosja.al kishte raportuar duke publikuar edhe një raport shëndetësor, sërish çdo gjë u mohua nga ana e autoritetëve. Pas disa muajsh në detyrë, Varfaj po bëhej gati që t’ja linte karrigën pasardhëses Sako. Përveç postit të drejtoreshës së Shërbimeve në këtë institucion, Sako mori përsipër edhe atë të zv.kryetares së Bashkisë në mënyrë që të përmbushej pika 5, e nenit 61 që i jep të drejtën asaj të emërohet si kryebashkiake.

    “Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri,”- thuhet në nenin përkatës.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    PO KUSH ËSHTË EMIRJANA SAKO? CILI ËSHTË KONTRIBUTI I SAJ NË DURRËS?

    Emirjana Sako njihet si një nga njerëzit më pranë Vangjush Dakos, kryetarit historik të bashkisë Durrës, i larguar pas tri mandatesh dhe publikimit të përgjimeve të BILD. Madje Dosja.al ka publikuar edhe foto nga ambientet e Bashkisë, në të cilat Dako ishte rikthyer për të takuar miqtë e vjetër ose ndoshta për të caktuar pasuesin e ri. Mesa duket kaq ka mjaftuar që Sakos t’i besohej posti i ri në karrierë. Nga sot deri në zhvillimin e zgjedhjeve të tjera (që me koronavirusin nëpër “këmbë” nuk dihet se kur do të zhvillohen) Sako do të drejtojë Bashkinë e Durrësit. Mesa duket Dakon mund ta nxjerrësh nga Bashkia, por Bashkinë kurrë nga ai…

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment