Politike

Negociatat/Me sytë tek ai, Rama takon Hahn në Bruksel, komisioneri: Shqipëria i ka përmbushur detyrimet

Rama takim me Hahn në Brukel për çështjen e negociatave. Hahn: Nëse nuk hapen negociatat nuk është dështim për Shqipërinë.
Featured image of article: Negociatat/Me sytë tek ai, Rama takon Hahn në Bruksel, komisioneri: Shqipëria i ka përmbushur detyrimet Edi Rama dhe Johannes Hahn në Bruksel

Bruksel- Ditën e sotme kryeministrit Edi Rama ka zhvilluar një takim me  komisionerin Johannes Hahn për të rejat më të fundit në lidhje me çështjen e negociatave. “Bruksel, me Komisionerin Hahn për të rejat e fundit, në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian”, shkrujti  Rama në një postim në Facebook teksa publikoi edhe një foto.

Mësohet se gjatë takimit, Hahn ka deklaruar se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet.

“Nëse nuk hapen negociatat nuk është dështim për Shqipërinë. Reforma nuk bëhen për të na kënaqur ne. Ne konfirmojnë që Shqipëria i ka përmbushur detyrimet. Nëse nuk hapen negociatat lidhet me reformimin e brendshëm”, është shprehur Johannes Han.

Ndërsa kryeministri  Rama ka deklaruar: “Vijojnë reformat jo vetëm për në BE , por për një Shqipëri europiane.

Sot dhe nesër  do të mblidhen liderët e 28 vendeve pjesëtare të BE-së në samitin e 17-18 tetori, të cilët do të vendosin lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrat e Jashtëm të BE u mbodhën dy ditë më parë në Luksemburg për të përgatitur draftin me konkluzionet kryesore në axhendë për samitin e 17-18 Tetorit, ku do të vuloset edhe fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë nëse do të hapen apo jo negociatat. Hahn tha se kundër janë 3 vende dhe po punohet me to. Ndërkohë një ditë më parë Macon nuk u bind për hapjen e negociatave për Shqipërinë edhe pas tentativave të Gjermanisë.

J.V/Dosja.al

Shto Koment