Editorial

Me syrin e sëmurë e me dy këngë të reja, rishfaqet Flori Mumajesi: Mezi pres të këndoj në dasmën time(VD)

Rishfaqet sërish Flori, duke zbuluar se dy këngë të reja i ka gati, ndërsa tregon se njërën prej tyre mezi pret ta këndojë në dasmën e tij.
Featured image of article: Me syrin e sëmurë e me dy këngë të reja, rishfaqet Flori Mumajesi: Mezi pres të këndoj në dasmën time(VD) Flori Mumajesi

TIRANË- Këngëtari i mirënjohur Flori Mumajesi është një prej këngëtarëve më të dashur për publikun shqiptar, që prej kohëhs  nuk është parë nëpër koncerte apo të jetë aktivë  në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ka publikuar  një video ku tregon se ka qenë i angazhaur me dy këngët  e tij që do të publikojë së shpejti.

Në video Flori dëgjohet  të thotë: E diela ështën pushim, por  unë po punoj. Nuk jam vetëm në studio jam bashkë me byci tim që po ikën, (bycin, i referohet një puncërre afër syrit), por  dy këngë po vijnë, “Thjeshtë të du”, dhe  “Apo mbaroj.”  Thjeshtë të du ka qenë, është kënduar në një dasëm, dhe ka qenë kartolina e çifit që mezi pres ta këndoj në dasmën time, ndërsa krahas fotos shkruan: “🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔🤔 THJESHT TE DU? APO MBAROJ?”

Këtë herë me këtë deklaratë Mumjesi mesa duket e tha troç se së shpejti  do të ketë dasmë, edhe pse  nuk ka bërë publike vajzën që  i ka vjedhur zemrën. Megjithatë mbetet për t’u parë, sepse tashmë Flori e dha një sinjal që po i rikthehet sërish muzikës.

A.C/Dosja.al

Shto Koment