Politike

I veshur sport me të kuqe Meta bën shqiponjën majë maleve të Prevallës, Presidenti mesazh shqiptarëve (VD)

Ilir Meta nga malet e Prevallës iu ka uruar shqiptarëve një fundjavë të mbarë. I veshur sport me të kuqe ai bën edhe shqiponjën me duar.

Shqipëri- Që prej mëngjesit të sotëm presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar një video nga malet e Prevallës ku shfaqet duke shijuar pushimet e tij. Meta është duke shijuar bukurinë natyrore dhe ajrin e pastër të kësaj zone.

Presidenti shfaqet i veshur me një komplet sportiv të kuq, atlete pranë një ujëvare. Nuk mungon nga ana e tij edhe bërja e shqiponjës shqiptare me duar.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Nga kjo ujëvarë e Bjeshkëve të Prevallës, në lartësinë 1850 m, ju uroj të kaloni një fundjavë të mbarë e të gëzueshme me familjet dhe miqtë tuaj!”, shprehet ai.

Ende vijon kriza politike në vend. Disa ditë më më parë kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi se shkarkimi i Metës do të shqyrtohej pas raportit të Venecias. Rama mohoi që qeveria e tij të kishte punuar paketën anti-shpifje, duke ia spostuar kështu përgjegjësinë vetë OSBE, si një mision që ka hartuar këtë paketë, që sot e kundërshton. Ndërsa për krizën politike ai theksoi se është gati për dialog me opozitën por jo për negociata. Nga ana tjetër Basha deklaron se vendi duhet të futet në zgjedhjet e tetorit dhe të zhvillohen të tri palët e zgjedhjeve.

J.V/Dosja.al 

Një Koment në “I veshur sport me të kuqe Meta bën shqiponjën majë maleve të Prevallës, Presidenti mesazh shqiptarëve (VD)

  1. nuk e besoj te jete foto e presidentit,aty shoh nje qenie pa forme

Shto Koment