Aktualitet

“Më solli Ujku në Angli”, shqiptari përfundon në qeli, videoja që iu gjet në celular

26-vjeçari shqiptar, ka përfunduar pas hekurave pasi drejtonte një fermë kanabisi. Leontjef Zenelej tha pra Gjykatës se ishte trafikuar nga Shqipëria dhe se ishte detyruar që të punonte në një shtëpi të izoluar.
Featured image of article: “Më solli Ujku në Angli”, shqiptari përfundon në qeli, videoja që iu gjet në celular Foto ilustruese

BRITANI E MADHE-  Një emigrant ilegal shqiptar, i cili drejtonte një fermë kanabisi në periferi të Jorkut në Angli ka përfunduar pas hekurave.

26-vjeçari shqiptar, Leontjef Zenelej tha pra Gjykatës se ishte trafikuar nga Shqipëria dhe se ishte detyruar që të punonte në një shtëpi të izoluar.Por pavarësisht versionit të tij, juria hodhi poshtë faktin se ishte një skllav modern, duke e shpallur fajtor.

Zenelej pretendon se ishte vetëm 21 vjeç kur vendosi të vinte në Mbretërinë e Bashkuar. Një njeri që ai e quajti “Wolf” (Ujku) kishte rënë dakord t’i jepte dokumente të rreme dhe të transportonte për 6,000 euro.

“Nuk na lejohet të udhëtojmë në Britani të Madhe duke përdorur një pasaportë shqiptare”, tha ai.

Shqiptari mohoi akuzën për prodhimin e kanabisit midis 15 qershorit dhe 19 nëntorit 2016. Ndërsa prokurori, David Ward tha se policia gjeti 49 bimë së bashku me pajisjet e posaçme për rritjen e tyre, kur ata kontrolluan ndërtesën në nëntor 2018.

Në banesën e shqiptarit u gjetën edhe 320 paund, një telefon (brenda të cilit ndodhej një video ku dukej Zenelaj teksa numëronte paratë) dokumente të rreme rumune dhe italiane. Dëshmitarët thanë se shqiptari jetonte atje bashke me të dashurën, e cila nuk u ndoq penalisht nga autoritetet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqiptari përshkroi një udhëtim njëmujor përgjatë gjashtë vendeve derisa hyri në Mbretërinë e Bashkuar për një dokument të rremë rumun ID duke u fshehur me të tjerë në një kamion, shkruajnë mediat lokale britanike.

Ai pretendoi se organizatorët e kishin detyruar të punonte në një fermë kanabisi në Peterborough për të paguar udhëtimin e tij dhe se ishte kërcënuar ai dhe familja e tij.

Shqiptari bëri një udhëtim njëmujor përgjatë gjashtë vendeve derisa hyri në Mbretërinë e Bashkuar për një dokument të rremë rumun ID duke u fshehur me të tjerë në një kamion.

Ai pretendoi se organizatorët e kishin detyruar të punonte në një fermë kanabisi në Peterborough për të paguar udhëtimin e tij.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment