Politike

“Më sillni urgjent dosjet”, zbardhet urdhri i kryebashkiakut të Tropojës, çfarë po bën pasi mori detyrën

Rexh Byberi ka kërkuar dosjet e çdo punonnjësi të Bashkisë Tropojë.
Featured image of article: “Më sillni urgjent dosjet”, zbardhet urdhri i kryebashkiakut të Tropojës, çfarë po bën pasi mori detyrën Rexh Byberi dhe urdhri

TIRANË– Ndërkohë që ka vetëm një javë që ka marrë detyrën zyrtarisht kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi ka dhënë urdhër për të mbledhur dosjet e çdo punonjësi.

Në një letër të siguruar nga Dosja.al shihet edhe urdhëri i firmosur nga Byberi teksa kërkon me urgjencë dosjet.

Letra e firmosur nga kryebashkiaku i Tropojës

Letrën kryetari i bashkisë së Tropojës u a ka dërguar Burimeve njerëzore dhe në të shihen të shkruar edhe emrat e punonjësve për të cilët ai pret dosjet, së bashku me inventarin e detyrave të kryera.

Rexh Byberi është kandidati i Partisë Socialiste dhe doli nga zgjedhjet e 30-qershorit, në të cilat opozita nuk mori pjesë duke bërë që maxhoranca të merrte 60 bashki nga 61, pasi Bashkia Finiq u fitua nga partia MEGA.

Opozita ka protestuar disa muaj para zgjedhjeve të 30- qershorit ku kërkonte dhe rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Ne deklaratat e mbajtuara në qytete ku prezantoi edhe kandidatët e PSsë për bashkitë përkatëse, Rama është shprehur se do të ndëshkohen të gjithë ata që kanë shkelur ligjin duke tubuar në mënyrë të paligjshme apo duke djegur materialet zgjedhore.

Të jetë ky urdhër i Byberit një parapërgatitje për shkarkimin e punonjësve të Bashkisë Tropojë?!

(f.m/dosja.al)

Shto Koment