Aktualitet

“Më sill uratën, se Biblën e kam me vete”, porosia që e arrestuara Xhuljana Aliaj i dha avokatit para gjyqit

Ajo i ka kërkuar avokatit uratën se biblën e ka me vete.
Featured image of article: “Më sill uratën, se Biblën e kam me vete”, porosia që e arrestuara Xhuljana Aliaj i dha avokatit para gjyqit Xhuljana Aliaj

Durrës- Ditën e sotme në orën 12:00 në Gjykatën e Durrësit do të jepet masa e sigurisë për 25-vjeçaren Xhuljana Aliaj, e cila u arrestua për përhapje paniku pas tërmetit të 26 nëntorit.

Për këtë çështje ka reaguar edhe avokati i saj, Stefan Topalli i cili tregon se çfarë i ka kërkuar 25-vjeçarja, teksa ka pasur takimin si përfaqësues ligjor me të.

Më bjerë një palë uratë se Biblën e kam me vete”, këto ishin fjalët e studentes Xhulia Aliaj  sipas avokatit.

Xhulia është studente pranë Universitetit të Durrësit dhe nga të gjithë njihet si besimtare, praktikante e fesë katolike. Ajo u arrestua pasi ngriti shqetësimin se në Porto Romano ishin shkaktuar dëme nga tërmeti, si dhe i bëri thirrje qytetarëve të largoheshin nga zona pasi atje do të shpërthente nafta. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në një reagim në Facebook, shkruan se arrestimi Xhulian ës është i paligjshmë dhe prandaj  sot do të kenë një tubim paqësor para gjykatës.

J.V/Dosja.al

Shto Koment