Bota

Më shumë se 12 mln të infektuar në botë, kreu i OBSH-së: Koronavirusi nuk njeh kufij, disa shtete s’po e kontrollojnë dot

Në një konferencë për mediat kreu i OBSh-së, është shprehur se gjendja e virusit është akoma e paqendrueshme dhe se që nga pacienti 0 e deri tani janë infektar më shumë se 12 milion njerëz në të gjithë botën.
Featured image of article: Më shumë se 12 mln të infektuar në botë, kreu i OBSH-së: Koronavirusi nuk njeh kufij, disa shtete s’po e kontrollojnë dot Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus

SHBA– Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros A. Ghebreyesus ka thënë se Covid-19 po bëhet akoma e më shumë shqetësues, pasi shumë vende të botës nuk po arrijnë ta vendosin atë nën kontroll.

Në një konferencë për mediat kreu i OBSh-së, është shprehur se gjendja e virusit është akoma e paqendrueshme dhe se që nga pacienti 0 e deri tani janë infektar më shumë se 12 milion njerëz në të gjithë botën. Vetëm në SHBA janë më shumë se 3 milionë të tillë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne të gjithë e dimë se kur vendet marrin masat e duhura themelore që të gjejnë, testojnë, izolojnë, trajtojnë dhe të ndjekin rastet e mëparshme të infektuara, Covid-19 mund të vihet nënkontroll.Por shumica e vendeve nuk po bëjnë gjënë e duhur dhe situata po del jashtë kontrollit, po behet më keq,”– tha Ghebreyesus.

(I.A/DOSJA.AL)

Shto Koment