Bota

Më shumë raste se Kina, bllokimi i për Italinë mund të vijojë edhe pas 3 prillit: 9.2% e të infektuarëve vdesin

Italia sëfundmi ka më shumë raste të koronavirusit se Kina, por ende nuk ka arritur kulmin dhe do të duhet të zgjasë bllokimin e vendit përtej 3 prillit, paralajmërojnë zyrtarët
Featured image of article: Më shumë raste se Kina, bllokimi i për Italinë mund të vijojë edhe pas 3 prillit: 9.2% e të infektuarëve vdesin Foto ilustruese

ITALI– Në Lombardi, rajoni më i goditur në Itali nga koronavirusi ditën e sotme janë regjistruar rreth 2,409 infeksione të reja.

Shifrat tregojnë se Italia tani ka regjistruar të paktën 82.948 raste të personave me virus, duke kapërcyer Kinën e cila ka regjistruar vetëm 81.897.

Në bazë të raporteve të publikuara ditën sotme nga drejtuesit e Institutit të Lartë të Shëndetësisë, u mësua se ka një ngadalësim të rritjes, por jo të një faze të zvogëlimit.

Italia tashmë është prej tre javësh e bllokuar nga koronavirusi, por mbyllja e shkollave dhe ndalimi i aktiviteteve jo të domosdoshme me shumë gjasa do të zgjatet edhe pas 3 prillit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dhe shkalla e vdekshmërisë në Itali është qartazi më e lartë se mesatarja botërore, prej 9.2%.

Ky grafik tregon numrin ditor të rasteve të koronavirusit në Itali nga mbrëmja e së enjtes deri sot

Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 86,498të infektuar, ndërsa Spanja 64,059 të infektuar.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosj.al

Shto Koment