Sociale

Më shumë kohë për njëri-tjetrin dhe njohje të reja, The Economist: Si ka ndikuar Covid-19 tek miqësitë…

Në mbarë botën Covid-19 veç vdekjeve, dëmeve ekonomike dhe rënje e tregjeve të aksioneve në shtetet më të fuqishme të botës ka shkaktuar edhe probleme mes çifteve.
Featured image of article: Më shumë kohë për njëri-tjetrin dhe njohje të reja, The Economist: Si ka ndikuar Covid-19 tek miqësitë… Foto ilustruse për martesën
Përditësuar:

SHBA–  Izolimi në shtëpi i ka bërë njerëzit partnerët që të njihen më mirë dhe të kuptojnë nëse kanë vepruar drejt apo jo në zgjedhjen e personit të jetës.

Kështu ‘gjuetitë’ e drejtpërdrejta dhe të shpejta tani janë kthyer në biseda të gjata nëpër aplikacionet e njohjeve në mbarë botën, duke rikthyer nostalgjinë e të njohurit në një mënyrë ndryshe të partnerit.

Gjatë kësaj kohe kompanitë që kanë krijuar aplikacionet e çifteve, po shohin rritje të madhe të numrit të përdoruesve dhe të kohës që ato qëndrojnë online.

Unë shkoj në shumë takime, normalisht, nga ‘Tinder’, ‘Hinge’, ‘Bumble’, të gjitha këto, kjo ka qenë një mënyrë e mirë për të kuptuar një qasje më serioze.‘ -ka thënë Trevor Barnes, një mësues 27-vjeçar nga Hershej, Pensilvani.

Ndërkohë të moshuarit do të kenë pasoja në shtimin e peshës nga koronavirusi, po të rinjtë të kenë një përmbysje të jetës së tyre.Gjatë këtyre ditëve shumë të rinj po dëshmojnë se për shkak që nuk mund të takojnë dikë personalisht, nuk do të thotë se nuk mund të takosh, ekziston takimi online.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aplikacion i njohur, “Hinge”, tregon se 70% e përdoruesve të tij kanë shprehur interes për të shkuar në takime dixhitale. “Match Group”, pronarët e “Tinder”, po japin disa veçori të aplikacionit që zakonisht kushton, për të pasqyruar faktin se njerëzit kanë më shumë kohë për të kaluar.

Kjo na ka rikthyer në një mënyrë më të vjetër të lidhjes me njerëzit, e cila është thjesht e folura, jo gjithë ato shenja vizuale në profile.’- thotë Katie Nelson, një gazetare, që është izoluar në shtëpinë e prindërve të saj në Mineapolis.

Burimi:  TheEconomist

A.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment