Aktualitet

“Më shpon shpirti nga dhimbja”, mesazhi prekës i Gjeneral Kollçakut: Major Klodi, do na mungojë zëri yt

Gjeneral Bardhyl Kollçaku në fjalimin e tij në ceremoninë shtetërore për major Klodian Tanushin ka bërë premtimin se do t’i gjendeshin pranë fëmijëve dhe gruas së tij.

TIRANE- Gjeneral Bardhyl Kollçaku ka lëshuar një mesazh prekës në ceremoninë e homazheve që është zhvilluar tek Muzeu Historik Kombëtar.

Pjesë nga fjala e Gjeneralit

Ti Klodian do mbetesh krenaria dhe nderi i këtij vendi. Shqipëria shënon, dëgjon dhe nuk harron. Vepra e dëshmorëve, është amaneti ynë. Asgjë s’mund të kalojë dhembjen tuaj. Më shpon shpirti për atë që po kaloni. Është ndjenja e të gjithëve, por duhet të bëhemi të fortë. T’i gjendemi pranë fëmijëve dhe gruas. Klodiani sakrifikoi për ta. Nuk do t’ju lemë vetëm. I dimë rreziqet dhe vështirësitë, në emër të së ardhmes së fëmijëve tuaj, dhe Shqipërisë do të jemi gjithnjë gati. Klodi, do të na marrë malli për zërin tënd, shërbimi yt do të mbetet i shenjtë. Po të përcjellim pranë martirëve, tek të pavdekshmit e kësaj toke. 

Sot janë zhvilluar homazhet tek Muzeu Kombëtar në nder të ushtarakut Klodian Tanushi. Në ceremoni morën pjesë familjarë, miq dhe të afërm.Ka spikatur prania e rreshterit që shpëtoi në këtë shpërthim, Julian Kapaj. Emocionet ishin të mëdha, dhe për politikën, nga ku nuk munguan lotët e ministres Olta Xhaçka, Gjeneral Bardhyl Kollçakut, dhe kryeministrit Edi Rama.

Major Klodian Tanushi u plagos më 6 maj në Letoni gjatë një stërvitjeje në Camo Adazi në Letoni. Nga shpërthimi i një bombe, humbi jetën nëntetarja Zarife Hasanaj, dhe përveç majorit Tanushi u plagos edhe nëntetari Julian Kapaj.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment