Bota

“Më shpëton dhe urina në mbathje, por vazhdoj punën!” Puna ime vlen më shumë se 100 euro, ja si i përgjigjet Conte infermieres italiane

Ajo e nis shkrimin e saj në Facebook se puna e saj vlen më shumëse 100 euro, duke iu referuar shifrës së propozuar nga Conte si shpërblim për ta në muajin mars.
Featured image of article: “Më shpëton dhe urina në mbathje, por vazhdoj punën!” Puna ime vlen më shumë se 100 euro, ja si i përgjigjet Conte infermieres italiane Michela Venturi

ITALI– Situata e vështirë e krijuar në Itali si shkak i koronavirusit ka ngjallur shumë probleme e debate edhe tek mjekët, ata që janë në vijën e parë të kësaj lufte.

Mes shumë kritikash apo mesazhesh Kryeministri i vendit Giuseppe Conte i  është përgjigjur letrës së një infermiereje që punon në spitalin Senigallia, Michela Venturi.

Kjo e fundit shkruante duke ju drejtuar Kryeministrit Conte se nga lodhja por edhe frika se mund të marrë infeksionin nuk shkonte as në tualet, duke thënë se urina mund t’i shpëtonte në mbathje.

Letër kjo që është lexuar nga shumë njerëz dhe ka prekur jo pak historia e saj gjatë këtyre ditëve  të vështira që po kalon në punën e saj në spital.

Ajo e nis shkrimin e saj në Facebook se puna e saj vlen më shumëse 100 euro, duke iu referuar shifrës së propozuar nga Conte si shpërblim për ta në muajin mars.

Puna ime vlen më shumë se 100 euro. E dini Zoti kryeministër Conte, unë gjatë turneve të mia nuk shkoj në tualet sepse kam frikë që me një gjest të gabuar të shkaktuar nga lodhja e punës e mungesa e ujit dhe ushqimit, unë mund të infektohem e të infektoj edhe të tjerë. Dhe ndonjëherë më shpëton ndonjë pikë urine në mbathje por gjithsesi qëndroj në këmbë të bëj punen time dhe nuk dorëzohem. E dini Zoti kryeministër Conte, gjatë turneve të mia mbaj dhe përdor veshjen DPI sepse pavarësisht së të lëndon, kam frikë që vetëm duke spostuar syzet apo maskën ose duke hequr palen e parë të dorezave shkakton dhimbje të padurueshme në fytyrë dhe në duar, unë mund të infektohem dhe të infektoj njerëz të tjerë të këtij shteti. Dhe atëherë ndodh që më kapin momente dëshpërimi dhe më mbushen sytë me lot.”-ka shkruar  infermierja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa Conte është shprehur në emër të qeverisë se  çdo anëtar i Parlamentit do ta gjejë veten në këtë premtim, dhe se nuk do të harrohen, këto ditë kaq të rrezikshme dhe aq stresuese.

“Michela, e them këtë në emër të qeverisë, por jam i sigurt që të gjithë anëtarët e Parlamentit do ta gjejnë veten në këtë premtim, ne nuk do t’ju harrojmë, këto ditë kaq të rrezikshme dhe aq stresuese.”- ka thënë Conte

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 3600 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Burimi: tg24sky.com 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment