Aktualitet

Me shenja të kuqe nga maska, mjekja Najada Çomo poston foton e koleges, duken qartë ‘plagët e luftës’: E nderuar që jemi bashkë!

Në fytyrën e Ramajt, duken qartazi të gjitha shenjat e kuqe që ka lënë maska, të cilën e ka mbajtur gjatë gjithë turnit për të mbrojtur veten nga një infektim i mundshëm.
Featured image of article: Me shenja të kuqe nga maska, mjekja Najada Çomo poston foton e koleges, duken qartë ‘plagët e luftës’: E nderuar që jemi bashkë! Najada Çomo dhe Luljeta Ramaj

TIRANË– Shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo ka postuar foton e Luljeta Ramajt, pjesë e personelit mjekësor që po kujdeset për të infektuarit nga koronavirusi.

Në fytyrën e Ramajt, duken qartazi të gjitha shenjat e kuqe që ka lënë maska, të cilën e ka mbajtur gjatë gjithë turnit për të mbrojtur veten nga një infektim i mundshëm.

“Një nga profesionistët e Shërbimit Infektiv që me gjithë shenjat e uniformës së rreptë dhe punës së palodhur, Luljeta Ramaj ofron plot buzëqeshje! E nderuar që jemi bashkë,”- shkruan Çomo në postimin e saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Luljeta Ramaj

Ndërkohë deri më tani, koronavirusi nuk ka kursyer as bluzat e bardha, ku ndër të prekurit përmendim kreun e Urgjencës, Skënder Bratajn apo edhe mjekun që u rikthye nga pensioni për të ndihmuar me fluksin, Dhimitër Krajën.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment