Politike

Me shall të kuq mbi supe, i veshur si pionier Braçe flet për dështimin me negociatat: Antivlerat izoluan e ndanë Evropën!

Zv.kryeministri Erion Braçe shkruan se edhe pas 75 vitesh, shqiptarët besojnë njësoj si atëherë për vlerat e Evropës së re, por tani të njëjtat virtute harrohen para strategjisë së pushtetit.
Featured image of article: Me shall të kuq mbi supe, i veshur si pionier Braçe flet për dështimin me negociatat: Antivlerat izoluan e ndanë Evropën! Erion Braçe

LUSHNJE– Zv.kryeministri Erion Braçe ka qënë i pranishëm sot në Lushnje në 75-vjetorin e çlirimit të qytetit.

Në ceremoninë e zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit, Braçe është shfaqur me një shall të kuq mbi supe dhe ka folur lidhur me diskutimet lidhur me procesin e çeljes së negociatave me BE-në.

Në statusin e tij, zv.kryeministri shkruan se edhe pas 75 vitesh, shqiptarët besojnë njësoj si atëherë për vlerat e Evropës së re, por tani të njëjtat virtute harrohen para strategjisë së pushtetit.

“Sot, në zemër të Myzeqesë-Lushnje, në ditën e lirisë, për të kujtuar çdo burrë e grua, djalë e vajzë që 80 vite më parë zgjodhi të luftojë kundër fashizmit, pa dallim feje, krahine e ideje, dha jetën kundër një ideologjie që ndau njerëzit, shoqërite, vendet mbi antivlera që edhe sot mbyllin, izolojnë, ndajnë Evropën!,“-shkruan ndër të tjera Braçe.

Postimi i plotë:

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

#75VITELIRI 75 VITE ME PARE NE ISHIM KETU, NE EVROPE; SI ANTIFASHISTE! SI FITUES! Pas 5 viteve pushtim, u cliruam, vetem, me luften tone antifashiste! #Evropa e re qe u krijua me pas, kishte ne themel antifashizmin, si vlere, si e ardhme. Ideologjia e poshter qe dalloi e ndau njerez, dhunoi, torturoi, vrau njerez, shtypi, poshteroi, perndoqi komunitete te tera mbi bazen e bindjes, rraces, besimit, u mund me lufte, pastaj me projektin e ri politik te evropes se re te bashkuar! Ne nuk na i imponoi kush kete vlere; Antifashizmi ishte brenda nesh, brenda perpjekjes sone te perjetshme per liri! Luften ndaj fashizmit e zgjodhem vete, as na i imponoi kush! Bashkimin me aleatet e medhenj perendimore ne kahun e duhur te historise, e beme me lufte! Nuk tradhetuam kurre deri diten e fundit te luftes; Mbeshtetur fort ne kulturen tone, mbrojtem e nuk dorezuam kurre te pambrojturit, hebrenjte se pari. Keta ishim ne, shqiptaret! Tek keto vlera qendrojme ne serish! Pas 75 vitesh, perseri besojme tek vlerat e Evropes se re, tek bashkimi ne keto vlera; Ndodh e mos u habisni, vlerat e asaj Evrope i duam, i mbrojme me shume ne si popull, se sa te tjere ne hallin e ri te elitizmit, por qe vlerat i shesin te dorezuar perballe perpjekjes se re per te ndare serish si 80 vite me pare, here si strategji pushteti e here mu si antivlerat e rindertuara perseri si strategji pushteti! Sot, ne zemer te Myzeqese-Lushnje, ne diten e lirise, per te kujtuar cdo burre e grua, djale e vajze qe 80 vite me pare zgjodhi te luftoje kunder fashizmit, pa dallim feje, krahine e ideje, dha jeten kunder nje ideologjie qe ndau njerezit, shoqerite, vendet mbi antivlera qe edhe sot mbyllin, izolojne, ndajne Evropen!

A post shared by Erion Brace (@erionbrace) on

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Donald Tusk konfirmon lajmin se në samitin e sotëm nuk pati diskutime për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi pas diskutimeve nuk arrit një “Po”.  Pritet që në orët në vijim që KE të shpallë përfundimet.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment