Aktualitet

Me sëpatë në dorë terrorizoi dhe grabiti çiftin në Fier, arrestohet 47-vjeçari, flasin të moshuarit: E njohim, na mori lekët e druve!

  • “Autorin e njohim, na kërcënoi me sëpatë dhe na mori lekët e druve”/ Flet çifti i të moshuarve që u grabit në Fier
  • Policia ka arrestuar 47-vjeçarin Pajtim Dhami, i cili akuzohet se ka grabitur një çift të moshuarish në fshatin Pishë. Vangjel dhe Athina Prifti pas ngjarjes së rëndë kanë deklaruar se e njohin autotin, madje është një komshi i tyre.
    Featured image of article: Me sëpatë në dorë terrorizoi dhe grabiti çiftin në Fier, arrestohet 47-vjeçari, flasin të moshuarit: E njohim, na mori lekët e druve! Vangjel, Athina Prifti, sëpata dhe paratë e vjedhura

    FIER- Policia e Fierit ka arrestuar 47-vjeçarin Pajtim Dhami, pasi akuzohet se ka grabitur një çift të moshuarish në fshatin Pishë. Uniformat blu bëjnë me dije se 47-vjeçari ka hapur me forcë derën e shtëpisë të Vangjel dhe Athina Priftit dhe nën kërcënimin e një sëpate u ka marrë të moshuarve shumën prej 30 mijë lekësh të reja. Ai është arrestuar nga Policia, pak minuta më vonë.

    Pas ngjarjes së rëndë ka folur edhe dy të moshuarit. Athina Prifti ka deklaruar para oficerëve të policisë se autorin e njeh dhe se ai iu mori paratë, të cilat i kishin ruajtur për të blerë drutë që do t’i përdorin për dimër. Ndërsa Vangjel Prifti ka deklaruar se autori oi mori paratë nën kërcënimin e një sëpate.

    Njoftimi i Policisë:

    Policia zbardh në kohë rekord ngjarjen e ndodhur në fshatin Pishë të Fierit. Vodhi me dhunë një çift të moshuarish, falë reagimit të shpejtë e profesional, Policia identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar.

    Policia sekuestroi edhe shumën e parave të vjedhura si dhe një sopatë me të cilën autori kërcënoi çiftin e të moshuarëve.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas telefonatës së marrë rreth orës 23:00, se në fshatin Pishë të Fierit kishte ndodhur një vjedhje me dhunë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Falë profesionalizmit dhe reagimit në kohë, policia bëri të mundur identifikimin e autorit dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kërkimesh bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Dh., 47 vjeç, banues në Pishë.

    Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale paratë dhe mjetin prerës sopatë.

    Nga veprimet e para hetimore te kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, rezultoi se ky shtetas, rreth orës 23:00 të një natë më parë, është futur me forcë duke thyer derën e banesës së shtetasit V. P., 70 vjeç, dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë (sopatë) ka arritur të marrë me dhunë 30 mijë lekë të reja dhe më pas është larguar.

    Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

    J.V/Dosja.al 

    Shto Koment