Politike

Me Redbull dhe ‘Jack Daniels’, Kujtim Gjuzi ulet në sofër dhe sfidon Ramën: Do e djegim COVID-19 me birra (Ftesa për shkencëtarin e njohur)

Për të treguar revoltën e tij, Gjuzi ka postuar një foto, i ulur në sofër me mikun e tij, me të cilin po konsumon, birra, Redbull dhe Jack Daniels.
Featured image of article: Me Redbull dhe ‘Jack Daniels’, Kujtim Gjuzi ulet në sofër dhe sfidon Ramën: Do e djegim COVID-19 me birra (Ftesa për shkencëtarin e njohur) Kujtim Gjuzi dhe Edi Rama

TIRANË– Deputeti i Kuvendit, Kujtim Gjuzi është rebeluar sërish ndaj masave të marra për koronavirusin nga kryeministri Edi Rama.

Për të treguar revoltën e tij, Gjuzi ka postuar një foto, i ulur në sofër me mikun e tij, me të cilin po konsumon, birra, Redbull dhe Jack Daniels. Në foton e postuar, Gjuzi është veshur më krahë të shkurta dhe nuk dihet se kur është shprehur poza, megjithatë ai nuk ka nguruar që të japë mesazhin e tij.

“Meqë Edi Rama nuk do i hapi baret, ne si parti konservatore i hapim vetë dhe e djegim COVID-19 me birra,”-shkruan Gjuzi krah fotos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Kujtim Gjuzit

Nuk ka munguar as ftesa për shkencëtarin shqiptar, Taulant Muka, të cilit i shkruan: Të presim për birra.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment