Politike

‘Më ra entuziazmi i angazhimit’, Gent Cakaj kujton të shkuarën: Këto janë 3 arsyet pse ika nga Vetëvendosja

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka folur se përse është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte vite më parë.
Featured image of article: ‘Më ra entuziazmi i angazhimit’, Gent Cakaj kujton të shkuarën: Këto janë 3 arsyet pse ika nga Vetëvendosja Gent Cakaj

KOSOVË– Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka folur për karrierën e tij politike në Kosovë para se t’i bashkohej Partisë Socialiste në Shqipëri.

Në një intervistë në emisionin “Pressing”, Cakaj ka folur se përse është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte vite më parë.

“Janë tri arsye”, ka treguar Cakaj fillimisht. “Kam pasur interpretim krejt tjetër për marrëveshjen e Rambujesë. Kam pasur mendim alternativ për Pakon e Ahtisaarit. Dhe s’e kam interpretuar pavarësinë e Kosovës siç e ka interpretuar Lëvizja Vetëvendosje,”- deklaroi ministri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai ka thënë se si rrjedhojë e dallimeve i ka rënë “entuziazmi i angazhimit”, gjë që e ka detyruar të largohet. Cakaj e ka cilësuar partinë e Albin Kurtit si “pjesë e rëndësishme të angazhimit tim politik”. 

Pas shkëputjes nga LVV, Cakaj erdhi në Tiranë ku mori postin e Këshilltarit të Kryeministrit Edi Rama, dhe më pas, pas largimit të Ditmir Bushatit u vendos si kryediplomat. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment