Aktualitet

“Më quajti grek”/ 33-vjeçari në Gjirokastër pranon krimin para policisë: Ishim në gjendje të dehur kur më ofendoi

33-vjeçari në Gjirokastër pranon krimin para policisë. Mihal Thimjo ka deklaruar se viktima e ka quajtur grek dhe menjëherë mes tyre nisi sherri.
Featured image of article: “Më quajti grek”/ 33-vjeçari në Gjirokastër pranon krimin para policisë: Ishim në gjendje të dehur kur më ofendoi Mihal Thimjo dhe Policia

GJIROKASTËR- Autori i vrasjes në Gjirokastër, Mihal Thimjo, ka pranuar pranuar krimin e rëndë. Para oficerëve, 33-vjeçari ka deklaruar se sherri mes tij dhe viktimës, Gëzim Saraçit nisi, pasi ky i fundit e ka ofenduar. Sipas tij, viktima e kishte quajtur grek, shprehje të cilën ai e ka marrë si ofendim. Po kështu, autori dhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit pasi po ktheheshin nga një drekë ku kishin qenë së bashku.

“Më quajti grek. Ishim në gjendje të dehur, kur më ofendoi”, mësohet të ketë thënë ai.

Sakaq, mësohet se Mihal Thimjo punonte si muzikant nëpër dasma, ndërsa më herët kishte punuar edhe me mjete të tonazhit të rëndë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme. Autori dhe viktima Gëzim Saraçi u konfikuan me njëri-tjetrin teksa po udhëtonin me kamioncinën e këtij të fundit. Gjatë sherrit, ai e goditi 57-vjeçarin me sende të forta në kokë, duke e lënë të vdekur.

J.V/Dosja.al

Shto Koment